Mirena: Premtimet e përfaqësuesve të LDK-së, nuk dallojnë nga ato të subjekteve tjera

Mirena: Premtimet e përfaqësuesve të LDK-së, nuk dallojnë nga ato të subjekteve tjera

Analisti Ilir Mirena ka diskutuar për paraqitjen e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirena në ‘Analiza Zgjedhore’, tha se premtimet e LDK’së janë të ngjajshme me partitë tjera, shkruan Periskopi. ‘’Ajo çka prezantuan sot kandidatët e LDK, dorën në zemër nuk dallon shumë prej asaj çka po shohim prej partive tjera politike. Do të […]

Analisti Ilir Mirena ka diskutuar për paraqitjen e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mirena në ‘Analiza Zgjedhore’, tha se premtimet e LDK’së janë të ngjajshme me partitë tjera, shkruan Periskopi.

‘’Ajo çka prezantuan sot kandidatët e LDK, dorën në zemër nuk dallon shumë prej asaj çka po shohim prej partive tjera politike. Do të thotë zvogëlim të Qeverisë , të numrit të ministrave, rritje ekonomike, investime në ato fusha që tashmë dihen janë prioritare për secilën parti politike shëndetësia, zhvillimi ekonomik, arsimi.  Kështu që nuk pat diçka të veçantë që ja vlen me u theksu. Ajo që më bën përshtypje kur janë kandidatët e LDK është  se më duken fantastik se si arrijnë kurgjo mos me pranu prej asaj pjesës sa kanë qenë në Qeverisje. Nuk pranojnë asnjë gabim, i gjejnë gabimet e tjerëve i shohin me llupë. Panelistat ua dëshmuan me fakte se si i kanë nda resurset me PDK’në e me partitë e tjera kur kanë bashkëqeverisë’’, tha ai.

Tutje, Mirena theksoi se LDK asnjëherë nuk i sheh gabimet e veta dhe vetëm  gabimet e partive të tjera i shohin teksa të vetat, jo.

‘’Mundohen me nxjerrë vetëm pjesën e mirë dhe krejt të tjerat i mohojnë. LDK duhet me pranu që është bashkëfajtore që ja ka vënë themelet e shkatërrimit arsimit në Kosovë, shëndetësisë, drejtësinë poashtu e ka pasë në dorë, Ministrinë e Punëve të Brendshme kur është fjala për vrasjet politike pas luftës, e cila çdoherë kur ka zgjedhje bëhet temë e debateve.  Nëse e zbresim Qeverisjen e LDK’së në nivelin lokal, atëherë mjafton ta shikojmë projektin e Prishtinës për 13 vite pas luftës se si është katandis  për aq sa ka qeveris LDK dhe i shohim kapacitetet e saj për qeverisje. Kjo parti i pëlqeu apo jo, është fajtorja që e ka bërë të pandreqshëm pothuajse Prishtinën’’, përfundon Mirena./Periskopi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1257853144416717/

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze