Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat me BE-në

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat me BE-në

Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE kanë dhënë shefat e diplomacive të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, i Greqisë Nikos Dendias, i Rumanisë Ramona Manesku dhe i Kroacisë, Gordan Gërliq në takimin e mbajtur në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Jemi të bindur se do […]

“Jemi të bindur se do të jemi më të sigurt, më të prosperuar dhe më të pasur, vetëm nëse të gjithë fqinjët tanë bëhen anëtarë të BE-së”, ka thënë në takim shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva.

Ajo ka theksuar se ashtu si Greqia iu ka ndihmuar Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë në procesin e eurointegrimit, tani është koha që ata bashkë t’i mbështesin edhe shtetet e tjera në rajon që të bëhen pjesë e BE-së.

“Bullgaria nënshkroi Marrëveshje të Miqësisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ajo duhet të zbatohet. Shqipëria, duhet ta përmirësojë legjislacionin dhe ta harmonizojë me atë evropian. Bullgaria e mbështet fillimin e negociatave për anëtarësim me të dyja vendet”, ka theksuar Zaharieva.

Ministri grek i Punëve të Jashtme Dendias ka theksuar se Greqia del nga kriza dhjetëvjeçare gjatë së cilës ishte drejtuar drejtë vetes, por tani përsëri do të angazhohet në planin e jashtëm të Ballkanit dhe me temat evropiane.

“I mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Dendias.

Shefi i diplomacisë rumune Manesku ishte angazhuar që Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia të vazhdojnë që t’i koordinojnë aktivitetet rreth politikës së zgjerimit të BE-së.

“Duhet t’i mbështesim fqinjët tanë dhe ta vazhdojmë angazhimin me të cilin Bullgaria e udhëhiqte atë proces gjatë kryesimit të tij me BE-në. Ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë gabim i madh dhe vlerësoj se ka ardhur koha që të dyja vendet të marrin sinjal pozitiv”, ka thënë Manesku.

Edhe ministri kroat i Punëve të Jashtme Gordan Gërliq – Radman e ka mbështetur fillimin e negociatave për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën, ndërsa është angazhuar edhe për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze