Ideologu i Vetëvendosjes nga Shqipëria sulmon banalisht LDK-në

Ideologu dhe njeriu që i shkruan statuset e Albin Kurtit në faqen e tij në Facebook, Arbër Zaimi nga Shqipëria, ka bërë një postim tepër të rëndë në drejtim të LDK-së. Ai ka akuzuar partinë që candidate për kryeministre ka Vjosa Osmanin, se po prodhon “fake news” ose “lajme të rreme” dhe sharje për Lëvizjen […]
Ai ka akuzuar partinë që candidate për kryeministre ka Vjosa Osmanin, se po prodhon “fake news” ose “lajme të rreme” dhe sharje për Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi.
Nuk dihet se për çfarë artikujsh e ka fjalën z.Zaimi duke qenë se nuk i referohet asnjë artikulli në veçanti.
Ai thotë se kjo parti po përgatitet për “fejesën e katërt të LDK me PDK, me drita e me autobusa dasmorësh.”
Në fakt, znj.Osmani e ka mohuar vazhdimisht mundësinë e koalicionit me PDK-në ndërsa z.Kurti ka deklaruar haptas se “fitorja eventuale e Vetëvendosjes mund të çlirojë vullnetet e ndrydhura brenda partive tjera politike” përfshirë PDK-në.
Një nënkuptim i tillë i lë derën hapur kësaj partie, në varësi të përbërjes së deputetëve në Legjislaturën e VII.
Ky është statusi i plotë i z.Zaimi:
LDK-ja prej disa ditësh po prodhon fake-news dhe sharje për Vetëvendosjen. Me sa duket janë duke përgatitur fejesën e katërt të LDK me PDK, me drita e me autobusa dasmorësh.
Por ky çift i vjetër nuk do të kenë kësaj radhe hapësirë për dasëm.
Vetëvendosja po fiton!/Periskopi












