Abdixhiku: LDK nuk mund ta kontraktojë me askënd pozitën e Kryeministrit

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka një varg arsyesh të cilat janë të mjaftueshme që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. E, nëse kjo do të ndodh Abdixhiku tha se LDK-ja do të udhëheq në Qeverinë e ardhshme pa e diskutuar këtë me asnjë parti tjetër. “LDK nuk mund ta kontraktojë […]
E, nëse kjo do të ndodh Abdixhiku tha se LDK-ja do të udhëheq në Qeverinë e ardhshme pa e diskutuar këtë me asnjë parti tjetër.
“LDK nuk mund ta kontraktojë pozitën e kryeministrit me askënd. LDK do të udhëheq vetë me këtë pozitë sepse i takon roli që do t’ia jap qytetari. Prandaj nuk qiten në tavolinë me askënd kjo pozitë”, tha Abdixhiku në RTV Dukagjini.
Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pas raportimit të Periskopi-t në lidhje me planin që e ka bërë kryetari i LDK-ës Isa Mustafa për “t’ia falur” pozitën e kryeministrit Albin Kurtit.
Sipas burimeve të Periskopit Mustafa po e konsideron rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të hyrë pastaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme me idenë që të bëhet President i Kosovës.
Artikullin e plotë të Periskopit në lidhje me këtë plan mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Periksopi












