Nesër ditë e madhe në Serbi: Vuçiqi raporton mbi Kosovën për më shumë se dy orë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet që nesër të paraqes një raport për Kosovën në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë. Siç shkruan “kurir.rs”, në këtë seancë të jashtëzakonshme, pritet që fjalimi i Vuçiqit të zgjasë të paktën dy orë. Ky fjalim i presidentit serb do të zgjasë kaq shumë pasi që siç shkruan ky […]
Siç shkruan “kurir.rs”, në këtë seancë të jashtëzakonshme, pritet që fjalimi i Vuçiqit të zgjasë të paktën dy orë.
Ky fjalim i presidentit serb do të zgjasë kaq shumë pasi që siç shkruan ky medium serb, në këtë fjalim Vuçiq do të përshkruajë faktet historike të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por po ashtu do të paraqes edhe një analizë të hollësishme të marrëdhënieve aktuale mes dy popujve, dhe pastaj të bëhet një zgjidhje konkrete për të ardhmen.
Në këtë raport mbi Kosovën kanë marrë pjesë 30 ekspertë nga të gjitha segmentet e shoqërisë.
Ekspertët kanë një kuptim të thellë të problemit të Kosovës, bazuar në faktet historike dhe marrëdhëniet aktuale.
Kjo seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Serbisë, është thirrur nga kryetarja e parlamentit, Maja Gojkoviq, për të diskutuar raportin për Kosovën.
Po ashtu, bëhet e ditur se Vuçiq nesër pritet të flasë edhe për çështjen kombëtare, por edhe për ekonominë dhe situatën demografike në Serbi.
Me këtë rast, presidenti serb, Vuçiq, do të kthehet në faktet historike të marrëdhënieve midis dy kombeve, si dhe problemet dhe kompleksitetin e qëndrimit aktual të serbëve dhe shqiptarëve. Ai pastaj do të flasë për zgjidhje konkrete për të ardhmen.
Po ashtu, në këtë seancë të jashtëzakonshme do të marrë pjesë edhe kryeministrja Ana Bërnabiq si dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.
Kjo seancë e jashtëzakonshme do të fillojë nesër në ora 16:00, ku presidenti Vuçiq, do t’ua dorëzojë deputetëve raportin mbi Kosovën.












