Haradinaj iu bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë prodhimet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në komunën e Gjilanit, me ç’rast ka vizituar disa fabrika vendore. Nga Gjilani, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore, shkruan Periskopi. “U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar […]
Nga Gjilani, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore, shkruan Periskopi.
“U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se pas vendosjes së taksës 100 përqind ndaj prodhimeve serbe nga Qeveria e Kosovës, vizitat e Haradinajt nëpër fabrikat e Kosovës janë shpeshtuar./PERISKOPI/












