Daçiq: Marrëveshjen me Kosovën duhet ta arrijmë sa e kemi Trumpin e Mogherinin

Daçiq: Marrëveshjen me Kosovën duhet ta arrijmë sa e kemi Trumpin e Mogherinin

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se asnjë administratë tjetër amerikane që do të jetë në pushtet në të ardhmen nuk do të jetë më e mirë se kjo e Donald Trumpit. Diplomati serb në këtë intervistë ka ngritur edhe shqetësimet e tij, […]

Diplomati serb në këtë intervistë ka ngritur edhe shqetësimet e tij, se si Trump ka kaluar pothuajse gjysmën e mandatit si president, dhe se ky është viti i fundit i Mogherinit si kryenegociatore.

“Unë kam thënë se shansi për të arritur një marrëveshje sillet rreth administratës së Donald Trumpit, dhe një gjë e tillë duhet të nxitet sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk do të ketë marrëveshje në këtë kohë është e vështirë të besohet se ndonjë administratë e ardhshme e SHBA’së do të jetë më e mirë se kjo”, ka thënë Daçiq, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, duhet bërë përpjekje maksimale që të arrihet një marrëveshje brenda këtij viti, pasi që Donald Trump e Federica Mogherini po shkojnë drejt fundit të mandateve të tyre.

“Trumpi pothuajse ka kaluar gjysmën e mandatit, Mogherini në anën tjetër është në vitin e fundit të mandatit, kështu që mendoj se duhet t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje këtë vit”, ka thënë ndër të tjera ministri i Jashtëm i Serbisë.

Ndërkohë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka vendosur në tavolinë përballë Serbisë, idenë e korrigjimit të kufijve, vazhdimisht ka deklaruar se tani është koha ideale për një marrëveshje finale me Serbinë.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të ‘Lutjeve të Mëngjesit’, Thaçi në një bashkëbisedim në Council of Foreign Relations, ka thënë se nëse bëhet fjalë për një korrigjim të lehtë të kufirit, atëherë Kosova duhet të paguajë si çmim për një marrëveshje finale me Serbinë.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze