Eliza Dushku dhe Shoqata e Studentëve në Harvard mbledhin mbi 9 mijë dollarë për Shqipërinë

Eliza Dushku dhe Shoqata e Studentëve në Harvard mbledhin mbi 9 mijë dollarë për Shqipërinë

Shoqata e Studentëve në Harvard në një ngjarje bamirësie bashkë me Eliza Dushkun kanë mbledhur mbi 9 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kjo shoqatë për të mbledhur fondet ka organizuar shfaqjen “Dear Albania” e cila u bashkë-sponsorizua nga Eliza Dushku dhe vëllai i saj, Nate Dushku. Njerëzit u mblodhën në Universitetin […]

Kjo shoqatë për të mbledhur fondet ka organizuar shfaqjen “Dear Albania” e cila u bashkë-sponsorizua nga Eliza Dushku dhe vëllai i saj, Nate Dushku.

Njerëzit u mblodhën në Universitetin e Harvardit për një natë bamirësie. Pas shfaqjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë mbi dokumentarin me Elizën dhe Naten dhe të mësojnë për udhëtimin e tyre në Shqipëri.

“Në total, organizata ka mbledhur $9174. Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një faqe GoFundMe. Në shfaqje, përveç dhurimeve, Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë. Peter Palandjian është i diplomuar në universitetin Harvard dhe është drejtor i Intercontinental Real Estate Corporation”, thotë shoqata.

“Të gjitha donacionet do të shkojnë për familjet dhe organizatat e prekura në Shqipëri. Ne po zhvillojmë diskutime me organizatat jo fitimprurëse të ndryshme dhe fonde qeveritare. Ne do t’i dërgojmë donacionet së shpejti dhe do t’ju njoftojmë”.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, e themeluar në vitin 2017 nga Deni Hoxha, është një organizatë që bashkon studentë me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare. Organizata ngre ndërgjegjësimin për kushtet sociale, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në të gjithë botën përmes: diskutimeve në komunitet, ngjarjeve kulturore, forumeve dhe më tej.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze