I dënuari për rastin “Bllaca 2” hynë në grevë me arsyetimin se ju zgjatë dënimi

I dënuari për rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, ka deklaruar se ka hyrë në grevë për shkak se i është zgjatur dënimi dhe se nuk dëshiron që të shoqërohet me armë të gjata kur shkon për t’u kontrolluar në QKUK. Përmes telefonit ai i ka thënë Klan Kosovës edhe se për çdo problem të tij […]

Përmes telefonit ai i ka thënë Klan Kosovës edhe se për çdo problem të tij shëndetësor do ta bartë përgjegjësinë drejtori i burgut.

“Që nga data 28 korrik 2011 deri më 24 mars 2015 kam qëndruar në arrest shtëpiak dhe e kam respektuar me përpikëri sipas urdhrit të gjykatës”.

“Që nga data 24.03.2015 kam ardhur në burgun e Dubravës, ku në vitin 2016 na është dhënë kategoria rrezikshmëri e lartë, pa asnjë vërejtje, qoftë me shkrim apo me gojë”.

“Kam pasur dy infarkte dhe gjashtë stenta, vuaj nga sëmundja e diabetit, hipertensionit, disa sëmundje tjera kronike”.

“Sot kam hyrë në grevë dhe kam refuzuar të shkoj në QKUK ku kam pasur katër kontrolla të rëndësishme, për arsye se Shaban Sylën duke e dërguar në QKUK kam pa njerëz me armë të gjata dhe kam refuzuar për arsye se më është dukur e çuditshme që një njeri i disiplinuar me u ruajtë në këtë mënyrë. Nuk dua të më ruajnë me armë të gjata. Nëse më ruajnë pa armë të gjata do të pranoja të kontrollohesha”.

“Në grevë kom hy edhe sepse më është zgjatur dënimi”.

“Për çdo problem shëndetësor do ta bartë përgjegjësinë drejtori i burgut, Nehat Thaçi, duke e ditur gjendjen time shëndetësore dhe duke e pasur raportin e shëndetit tim”, ka deklaruar Syla.

Hyrjen ne grevë e ka konfirmuar edhe avokati i tij mbrojtës, Haxhi Millaku.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze