Ambasadorët e shqetësuar për Ligjin e ri për OJQ-të, sipas tyre mundëson korrupsionin

Transferimi i pasurisë së OJQ-ve në biznese private, praktikë korruptive e paprecedentë në Evropë e më gjerë, tek ne mundësohet përmes Ligjit për OJQ, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 7 nëntor 2018. Mbi 250 OJQ, janë mobilizuar duke takuar partitë politike, grupet parlamentare, deputetë e përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare për të […]
Transferimi i pasurisë së OJQ-ve në biznese private, praktikë korruptive e paprecedentë në Evropë e më gjerë, tek ne mundësohet përmes Ligjit për OJQ, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 7 nëntor 2018.
Mbi 250 OJQ, janë mobilizuar duke takuar partitë politike, grupet parlamentare, deputetë e përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare për të rikthyer dispozitat standarde të këtij ligji.
Dispozita të cilat parandalojnë shpërdorimin e parave në mënyrë ligjore dhe rikthejnë parimin bazë të sektorit jo-qeveritar, e që është veprimi jo-fitimprurës.
Sot, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Sh.T. Christian Heldt ndau shqetësimin e mbi 250 OJQ-ve për shkeljen e këtij parimi në Ligjin e ri për OJQ.

Ngjashëm, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Sh.T. Jean-Hubert Lebet u angazhua në përkrahje të kërkesave të shoqërisë civile dhe parimeve ndërkombëtare. /Periskopi












