Sauditët i kujtojnë Kanadasë sulmet e 11 shtatorit, më pas kërkojnë ndjesë

Një organizatë saudite ka kërkuar ndjesë për publikimin në “Twitter” të një fotoje të modifikuar, që shfaqte një avion duke fluturuar drejt kullës më të lartë të Torontos, “CN Tower”, e interpretuar si referencë e sulmeve të 11 shtatorit, për shkak të mosmarrëveshjeve të përshkallëzuara mes dy vendeve, si pasojë e thirrjes së qeverisë kanadeze […]

“Infographic KSA”, një llogari “Twitter”-i pro qeverisë saudite, shpërndau pamjen në fjalë gjatë së hënës, vetëm pak orë pasi Rijadi zyrtar njoftoi se kishte pezulluar marrëveshjet e reja tregtare dhe ato të investimeve me Otavën.

Duke pasur mes 350 mijë ndjekësve edhe figura të larta diplomatike saudite, llogaria tashmë e fshirë nga rrjeti social drejtohej nga vullnetarë dhe menaxhohej nga të rinjtë sauditë të interesuar mbi teknologjinë dhe medien sociale, sipas faqes zyrtare të internetit që lidhej me të.

Imazhi, që tregonte një avion të “Air Canada” me në objektiv qiellgërvishtësen në Toronto, tërhoqi shumë shpejt kritika të ashpra. Disa e panë atë foto si një referencë të kamufluar të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që shkaktuan vdekjen e 2.996 personave pasi 19 xhihadistë morën kontrollin e 4 avionëve për t’i përplasur 3 prej tyre mbi “kullat binjake” të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagon. 15 prej xhihadistëve ishin shtetas sauditë.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze