Lulzim Basha dhe familja e tij po vëzhgohen 24 orë nga policia

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në vëzhgim nga segmente të Policisë Operacionale. Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të […]
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në vëzhgim nga segmente të Policisë Operacionale.
Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.
Vëzhgimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.












