Asnjë përgjigje nga Qeveria dhe Policia për ushtarët serbë në Jarinjë

Asnjë përgjigje nga Qeveria dhe Policia për ushtarët serbë në Jarinjë

Qeveria e Kosovës dhe Policia e Kosovës nuk janë prononcuar lidhur me raportimin se ushtarë serbë janë duke qëndruar në pikën kufitare në Jarinjë. KosovaPress duke iu referuar burimeve të veta më herët ka raportuar se në pikën kufitare në Jarinje janë vërejtur ushtarë të Serbisë, gjë e cila ka befasuar Policinë Kufitare të Kosovës, […]

KosovaPress duke iu referuar burimeve të veta më herët ka raportuar se në pikën kufitare në Jarinje janë vërejtur ushtarë të Serbisë, gjë e cila ka befasuar Policinë Kufitare të Kosovës, pasi është hera e parë që ata janë parë në një zonë në tillë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, kontaktuar përmes telefonit nga lidhur me rastin, pas sqarimit dhe kërkesës që të konsultohet për përgjigje lidhur me rastin, ajo nuk e ka hapur telefonin më vonë.

Është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, por asnjëri nga zyrtarët e saj të kontaktuar në Prishtinë dhe Mitrovicë nuk e kanë hapur telefonin.

Ndryshe, forca të armatosura të Ushtrisë së Serbisë së bashku me pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë vendosur që nga mëngjesi i sotëm në pikën kufitare në Jarinje, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, ata janë dislokuar në Rudnicë, që ndodhet pak metra nga Jarinja në drejtim të Serbisë dhe janë duke kontrolluar të gjitha hyrje-daljet e personave dhe automjeteve, të cilat qarkullojnë Kosovë-Serbi dhe anasjelltas.

Po sipas këtyre burimeve, është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që ushtarët serbë dhe të armatosur shihen në këtë vend.

“Ushtarë të Serbisë nuk janë parë ndonjëherë afër kufirit prej krijimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe prezenca e tyre ka befasuar edhe policët kufitarë të Kosovës. Nuk dihet qëllimi i prezencës së ushtarëve të armatosur serbë sot afër kufirit”, kanë thënë burimet.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze