Amerika ka një thirrje për të gjitha shtetet perëndimore pas asaj që ndodhi në Siri

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë mbi situatën në Siri. Ajo ka thënë se për një kohë të gjatë Bashar al-Assadi ka vrarë njerëz të pafajshëm, gra dhe fëmijë, shkruan Periskopi. “Bashar al-Assad për një kohë të gjatë ka vrarë njerëz të pafajshëm, gra […]
Ajo ka thënë se për një kohë të gjatë Bashar al-Assadi ka vrarë njerëz të pafajshëm, gra dhe fëmijë, shkruan Periskopi.
“Bashar al-Assad për një kohë të gjatë ka vrarë njerëz të pafajshëm, gra dhe fëmijë. Është përgjegjësi e jona si komunitet ndërkombëtar që të veprojmë”, ka thënë ajo për Sky Neës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca – aleatët përgjegjës – po i tregojnë Assadit se duhet të ndalet. Do të mbrojmë të drejtat e popullit të tij edhe nëse nuk e bën ai vet”, ka thënë ajo tutje.
Pas sulmeve të SHBA-së në Siri, regjimi sirian ka mohuar të ketë bërë sulme kimike, përderisa sulmet ajrore të Perëndimit i ka quajtur “shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”. /Periskopi/












