Nuk ka ndëshkim për kompanitë që sollën lodra të rrezikshme në Kosovë

Nuk ka ndëshkim për kompanitë që sollën lodra të rrezikshme në Kosovë

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk do t’i ndëshkojë me masa ligjore kompanitë të cilat në tregun vendor kanë futur mijëra lodra të cilat pas analizave kanë rezoltuar se janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Naim Hajra nga Inspektorati i Tregut në kuadër të MTI-së, ka thënë për KALLXO.com […]

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk do t’i ndëshkojë me masa ligjore kompanitë të cilat në tregun vendor kanë futur mijëra lodra të cilat pas analizave kanë rezoltuar se janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Naim Hajra nga Inspektorati i Tregut në kuadër të MTI-së, ka thënë për KALLXO.com se masat ligjore mund të merren, vetëm nëse kompanitë e përsërisin veprimin e tyre dhe tregtojnë me të njëjtat produkte.

“Masa kryesore ka qenë që ne i kemi konfiskuar ato mallra që janë zënë si produkte të rrezikshme. Masa ligjore do të ndërmerren nëse kompanitë prapë tentojnë me futë produkte të njëjta në treg, atëherë vijnë në shprehje edhe masa të tjera penalizuese”, tha Hajra, duke shtuar se kompanitë i kanë dorëzuar vullnetarisht produktet.

Sipas Hajrës, bizneset janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se lodrat kanë qenë të rrezikshme për shëndetin.

“Gjoba nuk vjen në shprehje në rast se ka konfiskim të mallit, pasi konsiderohet që është penalizim fatal për një biznes me ju marr malli, por në rast të mos konfiskimit, vijnë në shprehje të tjera ndëshkuese, krejt kjo bazohet në ligjin për Inspektoratin e Tregut”, tha ai.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muajin e kaluar ka bërë asgjësimin e rreth 15 mijë lodrave të dëmshme për shëndetin.

Ndërsa ministri i këtij dikasteri, Endrit Shala kishte deklaruar se analizat për cilësinë e këtyre produkteve, buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar rreth 22 mijë euro.

Ndërsa, zyrtari MTI-së, Naim Hajra shtoi se inspektorati është duke bërë ndalesa në doganë të mallrave që dyshohet se nuk i plotësojnë standardet kimike e teknike.

“Tash si rezultat i asaj ne po e bëjmë preventimin, domethënë po i ndalim këto mallra nëpër pika doganore, për të mos i lejuar të hyjnë në Kosovë, në qoftë se të njëjtat nuk janë të shoqëruara me dokumentacion të nevojshëm teknik që konstaton se produkti është i sigurt”, theksoi ai për   KALLXO.com.

Gjashtë nga 10 lodrat për fëmijë që janë testuar në një laborator të Holandës kanë dal se janë të rrezikshme për përdorim, por të njëjtat janë importuar në Kosovë.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte siguruar rezultatet e analizave që u janë bërë disa lodrave si: kukulla, vetura me bateri, set manikyri, pistoletë me topa, lodra uji, set kafshësh, lodra kimike (slime), veturë dhe aeroplan.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze