Prokurori i Gjykatës Speciale merr disa dosje në Gjykatën e Prizrenit

Prokurori i Gjykatës Speciale merr disa dosje në Gjykatën e Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, nuk ka pranuar të tregojë se cilat dosje të krimeve të luftës dhe pasluftës, ka marrë prokurori i Gjykatës Speciale, Kwai Hong Ip.Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj nuk e ka mohuar, por as pohuar marrjen e dosjeve. “Gjykata e Prizrenit ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet vendore e […]

Gjykata Themelore në Prizren, nuk ka pranuar të tregojë se cilat dosje të krimeve të luftës dhe pasluftës, ka marrë prokurori i Gjykatës Speciale, Kwai Hong Ip.Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj nuk e ka mohuar, por as pohuar marrjen e dosjeve. “Gjykata e Prizrenit ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare”, tha Kicaj.

Ajo nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë më shumë rreth kësaj teme.

Kwai Hong Ip është takuar edhe me disa nga kryetarët e gjykatave në Kosovë. Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e gjykatave në Prishtinë e Prizren.

Ai me vete ka marrë një mori lëndësh.Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të krimeve të luftës dhe pasluftës. Ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.Pjetër Përgjoka është avokat nga Prizreni.

Ai është akredituar nga Gjykata Speciale. Përgjoka tregon se deri më tash nuk është kontaktuar nga askush. Ai tha se nuk ka informacion se prokurori i Gjykatës Speciale ka marrë lëndë në Gjykatën e Prizrenit.

“Përveç kur jam akredituar më nuk kam pasur kontakte me përfaqësues të Gjykatës Speciale”, tregon ai për “PrizrenPress”. “Nuk kam as informacion për marrjen e dosjeve në Prizren”. Njëra nga vrasjet më misterioze që pati tronditur Prizrenin, pasluftës ka qenë vrasja e komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’ .

Ai u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.Vëllai i “Drinit”- Ruzhdi Rexha tha se deri më tash nuk është kontaktuar nga askush për këtë vrasje.“Si familje jemi në ‘terr informativ’ sa i përket këtij rasi”, tha Rexha.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze