Haradinaj: Nuk disiplinohem me karrigë, edhe Thaçi e ka kuptuar se ideja e korrigjimit është gabim

Kryeministri Haradinaj po flet në emisionin Rubikon të KTV-së përballë gazetarit Adriatik Kelmendi. Ai së fundi foli edhe për korrigjimin e kufijve, duke thënë se vazhdon të mbetet kundër kësaj ideje të cilën e cilëson të rrezikshme. “Korrigjimi i kufijve është rrezik për ndarje të vendit – Haradinaj. Me këtë kufi jemi njohur nga këto […]
Kryeministri Haradinaj po flet në emisionin Rubikon të KTV-së përballë gazetarit Adriatik Kelmendi.
Ai së fundi foli edhe për korrigjimin e kufijve, duke thënë se vazhdon të mbetet kundër kësaj ideje të cilën e cilëson të rrezikshme.
“Korrigjimi i kufijve është rrezik për ndarje të vendit – Haradinaj. Me këtë kufi jemi njohur nga këto shtete që na kanë njohur. Unë jam kategorikisht kundër.” – ka thënë ndër të tjerash ai.
Haradinaj ka thënë që kjo gjë është kuptuar edhe nga vendim-marrësit duke pasur ndërmend këtu presidentin Thaçi dhe presidentin Vuçiq.
Më pas ai ka folur edhe për kërcënimin e presidentit Thaçi me pozicionin e kryeministrit – duke thënë se ai është korrekt në marrëveshje. /Periskopi












