Vjen reagimi i UP’së pas Udhëzimit të MASHT-it që zgjidh çështjen e avancimeve akademike

Vjen reagimi i UP’së pas Udhëzimit të MASHT-it që zgjidh çështjen e avancimeve akademike

Krye në vete e pa u konsultuar fare me Universitetin e Prishtinës, MASHT-i e ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare me recension. Prorektorja e UP-së, Myrvete Badivuku, ka qenë e ftuar në “Express Intervistën” në KTV, ku ka treguar se askush nga menaxhmenti i UP-së nuk është konsultuar […]

Prorektorja e UP-së, Myrvete Badivuku, ka qenë e ftuar në “Express Intervistën” në KTV, ku ka treguar se askush nga menaxhmenti i UP-së nuk është konsultuar nga Ministria e Arsimit për dokumentin me të cilin do të avancohet stafi i institucionit më të lartë të arsimit publik në vend.

“Universiteti i Prishtinës ishte duke punuar në Rregulloren e vet për avancime, dhe gati në përfundim të saj erdhi kërkesa nga MASHT-i që ajo të mos miratohej në Senat, sepse do të nxirret një Udhëzim Administrativ. Ne nuk e dimë se çfarë përmban ai Udhëzim Administrativ”, ka thënë Badivuku, vetëm pak minuta pasi ministri Shyqiri Bytyçi ka nënshkruar e MASHT ka bërë publik këtë UA.

“Prorektorët kanë qenë të ftuar për grupin punues për ndryshimin në Ligjin për Arsimin e Lartë. Por askush nuk është konsultuar as nuk është ftuar në grupin punues për Udhëzimin Administrativ”, ka thënë Badivuku, përcjell Koha.net. “Ju tash më treguat se qenka nënshkruar, e ne do ta shohim. Ne kemi qenë vazhdimisht të hapur për bashkëpunim, jo vetëm me Ministrinë e Arsimit, por edhe me institucionet tjera. Ka mundur të shkojë më mirë ky koordinim, por megjithatë edhe tash ne do të mbesim të hapur për të bashkëpunuar”, ka thënë tutje ajo.

Badivuku është pyetur edhe rreth vendimit të fundit të ministrit Bytyçi për të shkarkuar 4 anëtarët e vet në Këshillin Drejtues të UP-së. Prorektorja ka thënë se nuk mundet ta komentojë këtë vendim, por ka folur për bashkëpunimin, sipas saj korrekt, që ka pasur menaxhmenti i UP-së me Këshillin Drejtues, të cilit i printe Ismet Salihu, i emëruar nga MASHT-i.

“Është e drejtë e ministrit me vendos për shkarkimin e anëtarëve të vet në Këshill. Unë nuk mund ta komentojë atë, por mund të flasë për kontributin e tyre, meqë vazhdimisht kam qenë në bashkëpunim dhe pjesëmarrëse në mbledhjet e Këshillit Drejtues. Bashkëpunimi jonë ka qenë jashtëzakonisht korrket, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues kanë qenë shumë bashkëpunues”, ka thënë Badivuku, derisa është ndalur për të numëruar ato që i ka quajtur punë të mira të përbashkëta të menaxhmentit me Këshillin. Ka përmendur këtu hartimin e shumë rregulloreve, ndër to edhe atë për të ardhura personale të stafit të UP-së, siç ka thënë ajo një çështje mjaft e kritikuar në publik.

“Kemi miratuar edhe Planin Strategjik për tri vitet e ardhshme”, ka thënë ajo.

Badivuku ka folur edhe për bursat e studentëve. Vendimi i Këshillit Drejtues për t’i zvogëluar bursat ngjalli jo pak reagime në mesin e studentëve.

“Për nivelin e bursave vendos Këshilli Drejtues, duke u bazuar në atë se sa është fondi për transfere dhe subvencione”, ka thënë ajo.

Badivuku ka thënë se menaxhmenti po mendon që në të ardhmen të ndërtojë një sistem anti plagjiat përmes të cilëve mund të parandalojmë dukurinë, siç e ka cilësuar edhe vet, negative të shitblerjes së diplomave e plagjiaturës.

Sa i përket shqetësimit tjetër publik, për mospjesëmarrjen e rregullt të profesorëve në ligjërata, Badivuku ka thënë se “prej semestrit të ardhshëm do të fillojmë me aktivizimin e sistemit elektronik për regjistrimin e vijueshmërisë edhe të profesorëve edhe të studentëve”.

“Në bazë të kësaj do të kemi një pasqyrë të saktë të asaj se kush po e mban e kush jo mësimin. Në të njëjtën kohë po bëjmë përpjekje që këtë ta rregullojmë edhe përmes dekanëve”, ka thënë ajo.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze