Këshilltari i Haradinajt e konfirmon se kryeministri ende nuk e ka marrë vizën britanike

Këshilltari i Haradinajt e konfirmon se kryeministri ende nuk e ka marrë vizën britanike

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka reaguar pas raportimeve se Britania e Madhe ka refuzuar që ta pajisë me vizë të parin e ekzekutivit, duke i mohuar edhe një vizitë në këtë shtet, që Haradinaj planifikon ta bëjë më 26 shkurt – shkruan Periskopi. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Arifi bëri […]

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Arifi bëri të ditur se kryeministri Haradinaj është ende në proces të marrjes së vizës britanike.

“Informata e rrejshme e Kohës Ditore për vizën e Kryeministrit është shprehje e urrejtjes patologjike dhe tradicionale që keta njerēz kanē ndaj zotit Haradinaj. Shpreh keqardhje që ne nuk mund të ju shërojmë. Ne mundem të ju japim informacione të sakta por për shërim shkoni diku tjetër”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Një qytetar i ka reaguar Arifit në këtë publikim dhe ka kërkuar nga ai që t’ua argumentojë qytetarëve se është ndryshe.

“Sa ka apliku. Është në proces”, i është përgjigjur shkurt Arifi.

Ndryshe, Koha Ditore raportoi se sot se Haradinaj rrezikon që të mos marrë pjesë fare në një konferencë për investime e organizuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet më 26 shkurt në Britani.

Për këtë çështje, Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë përgjigje zyrtare, ndërsa Ambasada e Britanisë në Kosovës ka refuzuar të flas, me arsyetimin se nuk e praktikojnë të japin detaje për aplikime individuale për viza.

Haradinaj së fundmi është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, që i mundëson të lëvizë pa vizë në shtetet e Zonës Shengen, por jo edhe në Britani, pasi kjo e fundit nuk është anëtare e kësaj zone.

Ky izolim i kryeministrit kosovar duket se vjen pas mbështetjes që Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi i kishin dhënë iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Të ashpër kundrejt nismës së deputetëve për shfuqizimin e Speciales kanë qenë ambasadorët e vendeve mike, të cilët kanë paralajmëruar pasoja të rënda për lidershipin kosovar, nëse ndodh një gjë e tillë.

Javë më parë u raportua se Haradinajt i është refuzuar viza edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë. /Periskopi

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze