Çitaku i përgjigjet Daçiqit, i cili tha se Çitaku është shqiptare – jo kosovare

Çitaku i përgjigjet Daçiqit, i cili tha se Çitaku është shqiptare – jo kosovare

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është duke debatuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq me rastin e paraqitjes së Raportit për Kosovën. Çitaku i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të Daçiq të bëra më herët, kur tha se Çitaku është shqiptare dhe jo […]

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është duke debatuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq me rastin e paraqitjes së Raportit për Kosovën.

Çitaku i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të Daçiq të bëra më herët, kur tha se Çitaku është shqiptare dhe jo kosovare, shkruan Periskopi.

Çitaku pyeti Daçiqin nëse duhet të shkojë në Shqipëri meqë është shqiptare, duke shtruar argumentin se shqiptarët jetojnë me shekuj në Ballkan dhe se Kosova është shtet i të gjithëve.

“E kam dëgjuar këtë, dhe ka pasur një operacion të tërë të deportimit se ka pasur shqiptar.  A i bjen kjo që unë duhet të shkojë në Shqipëri, apo si? Kosova është shtet dhe i përket të gjithë komuniteteve. Askush më nuk mund të më thotë se pasi qenkesha shqiptare nuk meritoj të jetoj aty. Kemi jetuar aty me shekuj. Po të shkoni aty ka shumë libra që tregojnë historinë e shqiptarëve në Ballkan”, tha ajo, shkruan Periskopi.

Çitaku po ashtu përmendi edhe komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun e Ramush Haradinajn, të cilët kanë qenë subjekt akuzash për krime lufte, me aktakuza të iniciuara nga Serbia.

Ajo tha se që të dy janë çlirimtarë dhe se kanë luftuar përpara oborrit të tyre.

“Sami Lushtaku he Ramush Haradinaj kanë luftuar në oborrin e tyre, para shtëpisë së tyre me qëllim të mbrojtjes dhe çlirimit të një kombi”, tha ajo.

Sipas asaj që tha Çitaku, Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, jo vetëm për Kosovën.

“Kosova e ka rrugën e vet dhe të ardhmen e saj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, mu për shkak të së ardhmës se vet”, tha ajo. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze