Arban Abrashi shpërndan në Facebook performancën e Ledrit, por jo fjalimin e Isa Mustafës (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës për balotazhit që do të mbahet më 19 nëntor, të dielën – shkruan Periskopi. Në tubimin e sotëm, ndonëse përmbyllës – është e çuditshme se si fjalime kanë mbajtur vetëm kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe Gent […]
Në tubimin e sotëm, ndonëse përmbyllës – është e çuditshme se si fjalime kanë mbajtur vetëm kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe Gent Begolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërsa, në skenë për të mbajtur fjalime nuk janë shfaqur fare deputetët si Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku, ndonëse ishin pjesëmarrës në tubim. Po ashtu, deputetja më e zëshme e LDK’së, Vjosa Osmani ditë më parë është paraqitur përkrahë Abrashit, duke marrë pjesë edhe në debate madje.
Në tubimin e sotëm përmbyllës performanca që më së shumti i pëlqeu Abrashit ishte ajo e këngëtarit Ledri Vula.
Ai ka shkëputur pjesë nga performanca e Vulës dhe i ka shpërndarë në rrjete sociale, por jo edhe fjalimin e kryetarit të partisë së tij, Isa Mustafa.
Abrashi do të përballet me kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili është kandidat edhe për një mandat, në zgjedhjet e së dielës./Periskopi












