Nga Kosova dërgoi barna në Gjermani– atje mund të dënohet me 2 vite burgim

Nga Kosova dërgoi barna në Gjermani– atje mund të dënohet me 2 vite burgim

Kur është kthyer në Gjermani, pas qëndrimit të saj në vendlindje, në Kosovë, një grua 51 vjeçe kishte marrë me vete jo më pak se 33 kuti me tableta të gjumit. Por, pasi që këto barna janë zbuluar nga policia gjatë një kontrollimi të bërë në banesën e saj, ndaj gruas është ngritur padia për […]

Kur është kthyer në Gjermani, pas qëndrimit të saj në vendlindje, në Kosovë, një grua 51 vjeçe kishte marrë me vete jo më pak se 33 kuti me tableta të gjumit. Por, pasi që këto barna janë zbuluar nga policia gjatë një kontrollimi të bërë në banesën e saj, ndaj gruas është ngritur padia për tregti me materie narkotike, shkruan augsburger-allgemeine.de.

Gjykata e porotëve në Nördlingen konsideron se kosovarja ka kryer veprim të dënueshëm, pasi që këto tableta kanë në vete përmbajtje narkotike, gjegjësisht elemetin diazepam, transmeton albinfo.ch.

Madje, për një veprim të tillë ajo mund të dënohej me së paku në 2 vjet burg. Gruaja ka këmbëngulur para gjyqtarëve se barnat në fjalë në Kosovë (të njohura si bensedin) jepen pa recetë dhe se ajo nuk ka pasur idenë që ato trajtohen si narkotikë. Kështu ajo, thjesht i ka blerë në barnatore, edhe për shkak të çmimit të lirë, për t`i pasur si rezervë për t`i përdorur për vete në Gjermani, si “hapa” kundër pagjumësisë nga e cila vuante.

Përkundër një doze dyshimi ndaj thënieve të saj, gjykata nuk ka mundur ta përmbysë deklarimin e kosovares. Për këtë arsye ajo e ka trajtuar rastin si një delikt më të lehtë, përcjell albinfo.ch.

Kështu, trupi gjykues ka vendosur që masa ndëshkuese ndaj kosovares të jetë më e butë. Përfundimisht, 51 vjeçarja është dënuar 6 muaj me kusht dhe me një gjobë prej 600 eurove që ajo do të paguajë për një organizatë që mbron të varurit nga droga.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze