Një person tenton të futet dhunshëm në Ambasadën Amerikane: Kush jeni ju që s’lëshoni viza

Një person tenton të futet dhunshëm në Ambasadën Amerikane: Kush jeni ju që s’lëshoni viza

Në orët e djeshme të pasdites, një person ka tentuar të futet dhunshëm në objektin e Ambasadës Amerikane në Dragodan. Ai u pengua nga pjesëtarët e sigurimit, të cilët nga distanca tentuan ta pengojnë hyrjen e tij brenda hapësirës së Ambasadës. Ata e patën të vështirë të neutralizojnë atë, pasi dyshonin se mund të jetë […]

Gjatë pasdites së djeshme, një person tentoi të futet me dhunë në objektin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ai u pengua nga pjesëtarët e sigurimit të Ambasadës.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se personi i dyshuar kishte filluar të ofendojë e të bërtas para Ambasadës.

“Nanën, kush jeni ju që nuk jepni viza”, kishte bërtitur i dyshuari, i cili mezi arriti të neutralizohet nga Policia e Kosovës, të cilët përdorën edhe sprej ndaj tij.

Se një incident ka ndodhur dje pasdite, për Periskopin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, Richard Mei.

Në përgjigjen e tij, ai shkruan se ‘një individ me sjellje të çuditshme shkaktoi një incident të vogël para ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë me 9 janar’.

Tutje, ai tregon se me këtë rast u mor Policia e Kosovës.

Ndërhyrja e Policisë kishte qenë e domosdoshme, pasi pjesëtarët e sigurimit nuk kishin njohuri nëse i dyshuari kishte qenë i armatosur, apo çfarë pretendimesh kishte.

Mënyra e vetme për ta neutralizuar të dyshuarin ishte duke hedhur sprej në sy. Më pas, ai u arrestua.

Identiteti i të dyshuarit nuk dihet. As pretendimet e tij.

Për këtë rast, Periskopi ka kontaktuar disa herë edhe zyrtarët policorë, por ata ende nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me këtë rast.

Ky rast ndodhi vetëm pak ditë pasi u raportua se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj është kryeministri i parë i vendit që nuk ishte pajisur me vizë amerikane për vizita zyrtare në ShBA.

Në një përgjigje për media lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane Richard Mei kishte thënë se nuk mund ta komentoj rastin për shkak të privatësisë së të dhënave.

“Ambasada nuk komenton në raste individuale të vizave për shkak të ligjeve tona të privatësisë të të dhënave”, kishte thënë ai.

Për këtë çështje, kishte folur edhe vetë kryeministri Haradinaj.

Ai kishte thënë se është në pritje të vizës amerikane në mënyrë që të mund të udhëtoj në ShBA lidhur me lutjet e mëngjesit, ndërkohë që nuk kishte arritur të shkojë në SHBA për disa takime që kishte pasur në shtetin e Lowa-s, pasi ende nuk e kishte marrë përgjigjen për vizë amerikane./Periskopi  

 

Të ngjashme
Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës