Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Flamur Beqiri, familjar i tre viktimave të tragjedisë që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, u ka bërë thirrje mediave të respektojnë dhimbjen dhe privatësinë e familjes së tij, duke kërkuar që të mos ketë spekulime apo përpjekje për protagonizëm mbi këtë ngjarje të rëndë.
Në një reagim publik, ai ka shprehur mirënjohje për Policinë e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, duke theksuar se në këto momente të vështira i kanë qëndruar pranë familjes me përkushtim, profesionalizëm dhe mbështetje të vazhdueshme.
Beqiri u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit publik që të respektojnë privatësinë e familjes dhe të presin vetëm informacionet zyrtare që do të bëhen publike nga familja dhe institucionet përkatëse.












