Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog.
Në këtë aksident trafiku kanë humbur jetë dy persona, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.
Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka informuar se aksidenti ka ndodhur midis dy veturave në fshatin Shushicë.
Bëhet e ditur se vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.












