Zelensky: Po planifikohet takimi trilateral mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

Zelensky: Po planifikohet takimi trilateral mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina po planifikon një takim trilateral midis përfaqësuesve të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, me synimin për t’i dhënë fund luftës deri në vjeshtë.

Në një bisede telefonike me përfaqësuesit specialë të Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Zelensky tha se, pas konsultimeve me palën amerikane, ka marrë propozime që përfaqësuesit e SHBA-së do t’i diskutojnë më tej me zyrtarët rusë.

Pas këtyre diskutimeve pritet të zhvillohet takimi trilaterale, për të cilin Ukraina po punon intensivisht që të realizohet brenda vjeshtës, shkruan RTSH.

Nga ana e tij, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se nevojiten “ide të reja” për të zhbllokuar procesin e negociatave, pasi propozimet e mëparshme ishin të papranueshme për Ukrainën. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të propozojnë koncepte të reja dhe të kërkojnë një kompromis që të kënaqë të dyja palët.


Rubio foli edhe për bisedën e tij me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov gjatë samitit të ASEAN-it, duke vënë në dukje se të dyja palët kanë interesa për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë, pas takimit me Rubio-n, Lavrov deklaroi se “dërgesat e mëtejshme të armëve” për Ukrainën janë “të papranueshme” dhe kritikoi politikat “destabilizuese” të vendeve evropiane.

Në zhvillime të tjera, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev konfirmoi se në Baku do të zhvillohet një takim joformal mbi Ukrainën më 12-14 korrik, me pjesëmarrjen e ish-zyrtarëve gjermanë dhe rusë.

Ndërkaq, kancelari gjerman Friedrich Merz sqaroi se qeveria aktuale gjermane nuk është e përfshirë në këto biseda dhe nuk ka informacion rreth tyre.

Të ngjashme
SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë

SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë

Tjetër tragjedi në aksident trafiku: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Vragoli

Tjetër tragjedi në aksident trafiku: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Vragoli

Policia njofton për masa të veçanta në trafik më 24 dhe 25 korrik në magjistralen Prishtinë-Shkup

Policia njofton për masa të veçanta në trafik më 24 dhe 25 korrik në magjistralen Prishtinë-Shkup

Raportet me SHBA-të si mos më keq, por Kurti thotë se janë të veçanta që nga shekulli XIX

Raportet me SHBA-të si mos më keq, por Kurti thotë se janë të veçanta që nga shekulli XIX

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Hormuz

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Hormuz

Policia kap kosovarin që po kontrabandonte katër të huaj në Vërmicë

Policia kap kosovarin që po kontrabandonte katër të huaj në Vërmicë

Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

Vrasja në Strellc, Policia publikon fotografinë e armës dhe fishekëve që u sekuestruan

Vrasja në Strellc, Policia publikon fotografinë e armës dhe fishekëve që u sekuestruan

MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

Liria e medias po përkeqësohet, Rexhaj nga AGK: 20 sulme ndaj gazetarëve janë regjistruar deri në korrik

Liria e medias po përkeqësohet, Rexhaj nga AGK: 20 sulme ndaj gazetarëve janë regjistruar deri në korrik

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

0:000:00