(VIDEO) Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Carralevë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një veturë.
Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të aksidentuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë së trafikut, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.
VIDEO: Indeksonline











