Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e lodrave, në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore, shkruan vizionplus.tv, transmeton Periskopi.

Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar një person, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta zhurmuese, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

“Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Periskopi/

Të ngjashme
Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

0:000:00