MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se mbrojtja e resurseve ujore mbetet një prej prioriteteve strategjike të saj, duke paralajmëruar vazhdimin e aksioneve për lirimin e pronave ujore të uzurpuara dhe të objekteve të ndërtuara pa leje.

Në një reagim të publikuar në Facebook, ministria njoftoi se tashmë ka nisur trajtimin e kërkesave të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike për lirimin e pronave ujore të uzurpuara apo të tjetërsuara në kundërshtim me ligjin.

“Për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbrojtja e resurseve ujore përbën një prioritet strategjik kombëtar, ndaj ruajtja e pronave ujore është vendosur në qendër të angazhimit tonë institucional. Prandaj kemi nisur trajtimin e menjëhershëm të kërkesave nga institucionet dhe ndërmarrjet publike për lirimin e të gjitha pronave ujore të uzurpuara apo të tjetërsuara jashtligjshëm”, thuhet në reagim.

Ministria ka theksuar se ky angazhim po zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës, duke përmendur aksionin e fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit.


“Aksioni i fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit, ku me asistimin e Inspektoratit të MMPH-së dhe Policisë së Kosovës u rrënuan 16 objekte të ndërtuara pa leje në pronat ujore nën administrimin e N.P. ‘Ibër-Lepenci’, është vetëm një nga hapat e këtij plani. Të gjitha palët e përfshira në këtë aksion ishin njoftuar paraprakisht në përputhje të plotë me procedurat ligjore”, thuhet më tej.

Sipas ministrisë, aktualisht janë duke u shqyrtuar edhe rastet e uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje në zonat përreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit.

“Në kuadër të të njëjtit prioritet strategjik, po shqyrtohen me intensitet të lartë edhe kërkesat e tjera institucionale që lidhen me uzurpimet dhe ndërtimet pa leje sidomos rreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit, dy burime kyçe të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët tanë. Inspektorati i MMPH-së po vijon identifikimin e plotë të shkeljeve në këto zona dhe, sapo të përfundojë ky proces, do të ndërmerren masa të menjëhershme ligjore për rikthimin e këtyre hapësirave në funksion të interesit publik”, theksohet në reagim.

Ministria ka bërë të ditur se Inspektorati po vazhdon monitorimin edhe në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, duke ritheksuar përkushtimin për zbatimin e ligjit.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e palëkundur në misionin e saj: përmes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, do të mbrojmë çdo resurs ujor dhe natyror të Republikës së Kosovës nga çdo formë e uzurpimit apo ndërtimit të paligjshëm”, përfundon reagimi.

Të ngjashme
SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë

SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë

Tjetër tragjedi në aksident trafiku: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Vragoli

Tjetër tragjedi në aksident trafiku: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Vragoli

Policia njofton për masa të veçanta në trafik më 24 dhe 25 korrik në magjistralen Prishtinë-Shkup

Policia njofton për masa të veçanta në trafik më 24 dhe 25 korrik në magjistralen Prishtinë-Shkup

Raportet me SHBA-të si mos më keq, por Kurti thotë se janë të veçanta që nga shekulli XIX

Raportet me SHBA-të si mos më keq, por Kurti thotë se janë të veçanta që nga shekulli XIX

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Hormuz

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Hormuz

Zelensky: Po planifikohet takimi trilateral mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

Zelensky: Po planifikohet takimi trilateral mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

Policia kap kosovarin që po kontrabandonte katër të huaj në Vërmicë

Policia kap kosovarin që po kontrabandonte katër të huaj në Vërmicë

Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

Vrasja në Strellc, Policia publikon fotografinë e armës dhe fishekëve që u sekuestruan

Vrasja në Strellc, Policia publikon fotografinë e armës dhe fishekëve që u sekuestruan

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

Liria e medias po përkeqësohet, Rexhaj nga AGK: 20 sulme ndaj gazetarëve janë regjistruar deri në korrik

Liria e medias po përkeqësohet, Rexhaj nga AGK: 20 sulme ndaj gazetarëve janë regjistruar deri në korrik

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

0:000:00