Ngjarje e rëndë në Shqipëri: 35 vjeçari ia vret babanë ish gruas dhe ia plagos nënën – rrethohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.
Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm një 35 vjeçar dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.
35-vjeçari ka lënë të lirë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. Plaka, të cilën e mbante peng prej disa orësh. Sakaq po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.
Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria.
Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar.











