Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë – statistika që ka lënë të gjithë pa fjalë

Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë – statistika që ka lënë të gjithë pa fjalë

Në Botërorin e tij të gjashtë që mund të jetë edhe i fundit, kapiteni i Argjentina ka qenë sërish vendimtar. Ai ka shënuar shtatë gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit, ndërsa synon ta udhëheqë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit botëror dhe fitimit të yllit të katërt.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk janë vetëm golat, por mënyra se si Messi po luan.

Gjatë ndeshjeve, 38-vjeçari shpesh shihet duke ecur nëpër fushë, larg aksioneve dhe pa u përfshirë në presing. Në pamje të parë duket sikur nuk është pjesë e lojës, por në momentin që gjen hapësirën e duhur, ai shpërthen me lëvizje vendimtare që ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes.

Kjo nuk është rastësi, por një strategji e menduar mirë.

Me kalimin e viteve, Messi e ka përshtatur stilin e tij të lojës. Ai nuk është më dribluesi eksploziv që mbulonte çdo cep të fushës, por një futbollist që menaxhon energjinë në mënyrë perfekte për të qenë vendimtar në momentet kyçe.

Sipas statistikave të FIFA-s, Messi renditet vetëm i 343-ti për distancën e përshkuar në këtë Botëror. Në pesë ndeshje ai ka përshkuar vetëm 27 kilometra.

Por statistika më befasuese u zbulua nga eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague.

Duke folur për BBC Radio 5 Live, Balague bëri të ditur se Messi përshkon mesatarisht vetëm 6.6 kilometra për ndeshje, ndërsa plot 62 për qind e kësaj distance e kalon duke ecur.

Sipas tij, kjo mënyrë e menaxhimit të energjisë mund t'i zgjasë edhe më shumë karrierën ndërkombëtare, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

"Nëse ai e çon përqindjen e ecjes nga 62 në 75 për qind, prapëseprapë do të jetë aty. Ai është golashënuesi më i mirë i Botërorit, ka qenë golashënuesi më i mirë në MLS për dy vite dhe më i miri edhe në kualifikuese", deklaroi Balague.

Merita e madhe i atribuohet edhe përzgjedhësit Lionel Scaloni, i cili ka ndërtuar një sistem ku pjesa tjetër e skuadrës mbulon më shumë terren, bën presingun dhe punën fizike, duke i lënë Messit lirinë për të kursyer energjinë dhe për të qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme.

Deri më tani, kjo formulë ka rezultuar perfekte. Messi vazhdon të bëjë diferencën pa pasur nevojë të vrapojë gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar se inteligjenca taktike dhe leximi i lojës mund të jenë po aq të rëndësishme sa intensiteti fizik./Periskopi/

Të ngjashme
Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete

Pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave, Çeku: Nuk e helmoj popullin tim

Pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave, Çeku: Nuk e helmoj popullin tim

Argjentina nuk dorëzohet: përmbysje e jashtëzakonshme ndaj Egjiptit, prek çerekfinalet

Argjentina nuk dorëzohet: përmbysje e jashtëzakonshme ndaj Egjiptit, prek çerekfinalet

Drita del e pamposhtur ndaj Kauno Zalgiris

Drita del e pamposhtur ndaj Kauno Zalgiris

Terras inkurajon Kurtin për koalicion funksional e zgjedhjen e presidentit

Terras inkurajon Kurtin për koalicion funksional e zgjedhjen e presidentit

Trump e kritikon sërish Melonin: Është njeri i mirë, por bëri një gabim që nuk ndihmoi kundër Iranit

Trump e kritikon sërish Melonin: Është njeri i mirë, por bëri një gabim që nuk ndihmoi kundër Iranit

Bekim Haxhiu: Gjykata Supreme refuzoi ankesën time për rinumërim, vendimi cenon besimin në zgjedhje

Bekim Haxhiu: Gjykata Supreme refuzoi ankesën time për rinumërim, vendimi cenon besimin në zgjedhje

0:000:00