Terras inkurajon Kurtin për koalicion funksional e zgjedhjen e presidentit

Terras inkurajon Kurtin për koalicion funksional e zgjedhjen e presidentit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të angazhohet për ndërtimin e një koalicioni funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit.

“E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar Terras në një postim në platformën X, pas takimeve të zhvilluara në Kosovë.

“Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shtuar ai.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka qëndruar gjatë të martës në Kosovë, ku është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Në një tjetër postim në X, Terras ka bërë të ditur se gjatë takimeve ka diskutuar për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku ka theksuar se e se e ardhmja e Kosovës qëndron në BE.

“Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar Terras./Periskopi/

Të ngjashme
Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë – statistika që ka lënë të gjithë pa fjalë

Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë – statistika që ka lënë të gjithë pa fjalë

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete

Pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave, Çeku: Nuk e helmoj popullin tim

Pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave, Çeku: Nuk e helmoj popullin tim

Argjentina nuk dorëzohet: përmbysje e jashtëzakonshme ndaj Egjiptit, prek çerekfinalet

Argjentina nuk dorëzohet: përmbysje e jashtëzakonshme ndaj Egjiptit, prek çerekfinalet

Drita del e pamposhtur ndaj Kauno Zalgiris

Drita del e pamposhtur ndaj Kauno Zalgiris

Trump e kritikon sërish Melonin: Është njeri i mirë, por bëri një gabim që nuk ndihmoi kundër Iranit

Trump e kritikon sërish Melonin: Është njeri i mirë, por bëri një gabim që nuk ndihmoi kundër Iranit

Bekim Haxhiu: Gjykata Supreme refuzoi ankesën time për rinumërim, vendimi cenon besimin në zgjedhje

Bekim Haxhiu: Gjykata Supreme refuzoi ankesën time për rinumërim, vendimi cenon besimin në zgjedhje

Çfarë po ndodh me këtë Argjentinë, skuadra e Messit gati ta eleminoi Egjiptin

Çfarë po ndodh me këtë Argjentinë, skuadra e Messit gati ta eleminoi Egjiptin

Televizioni publik hungarez ndal transmetimin: Media publike nuk mund të gënjejë

Televizioni publik hungarez ndal transmetimin: Media publike nuk mund të gënjejë

Drita barazon rezultatin ndaj Zalgiris

Drita barazon rezultatin ndaj Zalgiris

0:000:00