Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet prapa

Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet prapa

Deputeti Daut Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nuk do të lejojnë që Kosova të ecë prapa dhe se vendi duhet të mbetet i orientuar drejt aleancës euroatlantike.


Sipas Haradinajt, derisa kryeministri në detyrë po qëndron në Greqi, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike, po mbahet një samit i rëndësishëm i NATO-s, ku, sipas tij, Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete dhe duke hapur rrugë për avancimin drejt anëtarësimit në Aleancë.

“Derisa kryeministri në detyrë sorollatet brigjeve të Greqisë, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike pa asnjë rezultat konkret për vendin, në anën tjetër po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, aty ku Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete, duke shtrënguar duar dhe duke hapur shtigje për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar edhe qasjen e Qeverisë, duke thënë se në vend që Kosovës t’i krijohen mundësi në samite të rëndësishme ndërkombëtare, po krijohen përçarje dhe po dëmtohen raportet me aleatët strategjikë.

“Nuk do ta lejojmë që ky vend të kthehet prapa. Nuk do ta lejojmë që të dëmtohet aleanca jonë me Amerikën. Nuk do të lejojmë që ndikimi rus të gjejë hapësirë në Kosovë. Kosova e ka vendin në familjen euroatlantike, krah Amerikës, e cila ka qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë”, ka përfunduar Haradinaj.


Postimi i plotë:

Derisa kryeministri në detyrë sorollatet brigjeve të Greqisë, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike pa asnjë rezultat konkret për vendin, në anën tjetër po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, aty ku Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete, duke shtrënguar duar dhe duke hapur shtigje për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO.


Në vend që Kosovës t’i krijoheshin mundësi dhe dyer të hapura në një samit kaq të rëndësishëm, kjo qeveri, përmes përfaqësuesve të saj, vazhdon të prodhojë përçarje e sulme, herë kundër Kosovës, herë kundër Shqipërisë, herë kundër Amerikës.


Nuk do ta lejojmë që ky vend të kthehet prapa. Nuk do ta lejojmë që të dëmtohet aleanca jonë me Amerikën. Nuk do të lejojmë që ndikimi rus të gjejë hapësirë në Kosovë.


Kosova e ka vendin në familjen euroatlantike, krah Amerikës, e cila ka qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë.

Të ngjashme
Rezultatet do të certifikohen nesër, hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja – A do të ketë zgjidhje?

Rezultatet do të certifikohen nesër, hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja – A do të ketë zgjidhje?

Portieri i Zvicrës bën pritjen më të mirë në Kupën e Botës, shpëton gol të sigurt

Portieri i Zvicrës bën pritjen më të mirë në Kupën e Botës, shpëton gol të sigurt

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet!

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet!

Fundi i arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Fundi i arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar

Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë – statistika që ka lënë të gjithë pa fjalë

Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë – statistika që ka lënë të gjithë pa fjalë

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete

0:000:00