Zana i del në mbështetje Julit: E ka çu veprimin në tjetër nivel

Zana i del në mbështetje Julit: E ka çu veprimin në tjetër nivel

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi ndau me ndjekësit lajmin e bukur se është në një pritje të ëmbël të binjakëve, të një djali dhe një vajze.

Megjithatë, deklarata e saj e hapur se këtë rrugëtim e ka nisur përmes fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF) dhe me anë të një donatori, ka nxitur një valë të madhe kritikash dhe paragjykimesh në rrjetet sociale.


Përballë këtij reagimi të ashpër publik, në krah të Julit ka dalë aktivistja e njohur për të drejtat e grave, Zana Avdiu.


Përmes një mesazhi të shkurtër por mjaft të fuqishëm, Zana ka vlerësuar guximin e Julit për të vepruar përtej fjalëve dhe debateve boshe, duke u kthyer në një shembull të jetësimit të lirisë.


“Xhuli nuk e ka çu debatin në tjetër nivel. Xhuli e ka çu veprimin në tjetër nivel. Nuk mjafton me folë për lirinë e zgjedhjes. Duhet me e jetu atë. Të shkoftë mbarë shtatzënia, Xhuli,” ka shkruar Zana në reagimin e saj.


Vetë ish-banorja e BBVK ka vendosur të mos heshtë përballë lumit të komenteve. Përmes një postimi të bërë sot në ditëlindjen e saj, ajo ka sqaruar motivin e vërtetë se pse zgjodhi ta bënte publik këtë rrugëtim kaq personal. Juli theksoi se qëllimi i saj kryesor është pikërisht thyerja e barrierave shoqërore për gjeneratat që vijnë.


“Kam vendosur me thy tabu që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër,” ka shkruar ajo, duke bërë të qartë se nuk do të lejojë që paragjykimet t’ia zbehin lumturinë e pritjes së dy fëmijëve të saj./Periskopi/



Të ngjashme
Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Mozzik zbulon se do të bëhet sërish baba

Mozzik zbulon se do të bëhet sërish baba

Rikthimi në vendlindje: Festivali Sunny Hill është shndërruar në rikthimin më të madh të diasporës shqiptare

Rikthimi në vendlindje: Festivali Sunny Hill është shndërruar në rikthimin më të madh të diasporës shqiptare

Komediani turk arrestohet për “fyerje” të Islamit dhe Erdoganit

Komediani turk arrestohet për “fyerje” të Islamit dhe Erdoganit

Sophia Loren refuzoi ta operonte hundën, edhe pse bashkëshorti i saj ia sugjeroi - përgjigjja e saj u bë legjendare

Sophia Loren refuzoi ta operonte hundën, edhe pse bashkëshorti i saj ia sugjeroi - përgjigjja e saj u bë legjendare

Sa paguhen donatorët në shtatzëni si të Julit? Këto janë shifrat nëpër botë

Sa paguhen donatorët në shtatzëni si të Julit? Këto janë shifrat nëpër botë

Vdes vokalisti i "Village People", Victor Willis

Vdes vokalisti i "Village People", Victor Willis

Lewis Capaldi në Sunny Hill Festival – historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë

Lewis Capaldi në Sunny Hill Festival – historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë

Vdes Michael Byrne, aktori i “Indiana Jones” dhe “Harry Potter”

Vdes Michael Byrne, aktori i “Indiana Jones” dhe “Harry Potter”

E papritur nga Can Yaman: Reagon keq ndaj ish-producentit të tij pas intervistës së fundit

E papritur nga Can Yaman: Reagon keq ndaj ish-producentit të tij pas intervistës së fundit

Nostalgji, pas 25 vitesh bëhen bashkë protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Nostalgji, pas 25 vitesh bëhen bashkë protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Egli Tako i rikthehet Big Brotherit, kujton një nga momentet më të veçanta

Egli Tako i rikthehet Big Brotherit, kujton një nga momentet më të veçanta