Egli Tako i rikthehet Big Brotherit, kujton një nga momentet më të veçanta

Egli Tako ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, në emisionin "She's on Top", ku ndau disa nga kujtimet që i kanë mbetur më shumë në mendje nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur nga Sara Gjordeni nëse ka ndonjë moment që do të donte ta fshinte nga eksperienca e saj, Egli u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë.

"Për të fshirë nuk do ta fshija asnjë moment, sepse edhe po ta fshija unë, ai ekziston në çdo arkiva. Kështu që është e kotë të thuhet", deklaroi ajo, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Sa i përket momentit më të bukur, Egli kujtoi festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Sipas saj, atmosfera e asaj mbrëmjeje ishte shumë emocionuese dhe mbetet një nga kujtimet më të veçanta.

"Ka qenë Dita e Pavarësisë së Kosovës. Në fund të mbrëmjes, pasi kishim festuar, na vendosën muzikë patriotike dhe u futëm të gjithë në pishinë me rroba, pa mikrofona. Atë moment e mbaj mend si një nga më të gëzueshmet. Ishte momenti që gati më ka shpërthyer zemra", u shpreh Egli.

Ajo ishte në kohën kur u shpall Gjesti fitues, në edicionin e katërt./Periskopi

Të ngjashme
‘E takoi kur ishim bashkë’, ishi i Callum flet për të dhe Duan?

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

Arsyeja tronditëse që dyshohet se ia mori jetën aktores turke

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori Sotir Stefa

Operacioni përfundoi me sukses, aktorja turke jep mesazhi e ndjerë nga spitali

Luizi takohet me “Mehmet Kosovën”, paralajmëron projekt të ri?

Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Sicili

Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Ronaldos nuk po ia do, por Georgina Rodriguez nuk po i ndalen sukeset: Për mua...

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj