Rikthimi në vendlindje: Festivali Sunny Hill është shndërruar në rikthimin më të madh të diasporës shqiptare

Rikthimi në vendlindje: Festivali Sunny Hill është shndërruar në rikthimin më të madh të diasporës shqiptare

Çdo verë, Festivali “Sunny Hill” e kthen Prishtinën në një epiqendër gravitacionale për diasporën shqiptare. Familje të shumta që tashmë kanë jetën e tyre në Zvicër, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përtej, kthehen në shtëpi për festivalin – dhe sjellin me vete prindërit e tyre, fëmijët dhe miqtë.

Kjo ardhje është sa një rikthim në vendlindje, aq edhe një festë muzike. Ndjekësit e festivalit qëndrojnë më gjatë, shpesh duke e zgjatur qëndrimin e tyre për më shumë se dy javë, duke mbushur kështu hotelet, vendet që lëshohen me qira, dhe duke shpenzuar nëpër restorante, dyqane e shërbime të tjera. Për shumë familje, festivali është kthyer në pikën drejtuese të kalendarit, si java që do të jenë në shtëpi.

Kjo lidhje është edhe në ADN-në e vet festivalit. Festivali është themeluar nga pop-artistja e njohur Dua Lipa, që vetë vjen nga Kosova, dhe nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Festivali që mbahet në Prishtinë sjell vizitorë nga më shumë se 60 vende të botës.

Ardhja e diasporës sjell edhe ndikim në ekonomi. Hulumtimet mbi ndikimin e festivalit thonë se ai sjell rreth 22 milionë euro çdo edicion, pasi që vizitorët e huaj harxhojnë për bileta, akomodime, ushqime dhe shpenzime të tjera të përditshme, duke dërguar shumën e investimit rreth 50 milionë euro kur llogariten shpenzimet e të gjithë familjes, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Java e festivalit është java kur të gjithë kthehen në shtëpi”, thotë bashkëthemeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa. “Shohim familjarët që takohen njëherë në vit, dhe ajo ndodh gjatë festivalit, madje dhe në turmën e festivalit dëgjon çdo gjuhë të vendeve nga vjen diaspora jonë. Ne e bëjmë çdo vit festivalin, edhe për këtë arsye, që pavarësisht se ku jeton, çdo herë do të kesh një arsye për t’u kthyer në Kosovë”.

Biletat treditore të rregullta dhe ato VIP janë tani në shitje, rekomandohen rezervimet e hershme për diasporën dhe vizitorët ndërkombëtarë.

Për bileta, paketa të plota të udhëtimit apo informata shtesë vizitoni: www.sunnyhillfestival.com. /Periskopi

Të ngjashme
Vdes vokalisti i "Village People", Victor Willis

Vdes vokalisti i "Village People", Victor Willis

Lewis Capaldi në Sunny Hill Festival – historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë

Lewis Capaldi në Sunny Hill Festival – historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë

Vdes Michael Byrne, aktori i “Indiana Jones” dhe “Harry Potter”

Vdes Michael Byrne, aktori i “Indiana Jones” dhe “Harry Potter”

E papritur nga Can Yaman: Reagon keq ndaj ish-producentit të tij pas intervistës së fundit

E papritur nga Can Yaman: Reagon keq ndaj ish-producentit të tij pas intervistës së fundit

Nostalgji, pas 25 vitesh bëhen bashkë protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Nostalgji, pas 25 vitesh bëhen bashkë protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Egli Tako i rikthehet Big Brotherit, kujton një nga momentet më të veçanta

Egli Tako i rikthehet Big Brotherit, kujton një nga momentet më të veçanta

Nuk ndalet as në shtatzëni, Xhuli ushtron me barkun e fryrë

Nuk ndalet as në shtatzëni, Xhuli ushtron me barkun e fryrë

Vjedhje spektakolare në vilën e Andrea Bocellit, hajdutët marrin 500 mijë euro

Vjedhje spektakolare në vilën e Andrea Bocellit, hajdutët marrin 500 mijë euro

Dukagjin Lipa në lot gjatë dasmës, publikon fotografitë e Duas dhe dhëndrrit

Dukagjin Lipa në lot gjatë dasmës, publikon fotografitë e Duas dhe dhëndrrit

Influencerja britanike akuzohet për vrasjen e partnerit në Dubai

Influencerja britanike akuzohet për vrasjen e partnerit në Dubai

‘E takoi kur ishim bashkë’, ishi i Callum flet për të dhe Duan?

‘E takoi kur ishim bashkë’, ishi i Callum flet për të dhe Duan?

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)