Fermerët kërkojnë takim urgjent, paralajmërojnë nëse s’ka lëvizje: Do të na shihni çdo ditë në rrugë…

Fermerët e pakënaqur të qumështit në Kosovë, kanë kërkuar takim urgjent me Ministrinë e Bujqësisë si dhe të gjithë akterët pa dallim, pas ndalimit të grumbullimit të qumështit tash e katër ditë, e paraprirë nga mbyllja e përkohshme e qumështores “Vita”.

Njëri nga fermerët tha se nëse kërkesat e tyre dhe takimi nuk realizohet, sipas tij, protesta si ajo e sotmja do të jenë prezente në rrugët e vendit.

“Nga ky moment kërkojmë urgjentisht nga ministri, grupet punuese, të gjithë akterët pa dallim, të bëhemi së bashku dhe të mbajmë një takim e të zgjidhim urgjent këtë çështje, përndryshe skena të tilla, pavarësisht dëshirave tona, mund të shohim çdo ditë nëpër rrugë”, tha njëri nga fermerët.

Pos tjerash, ky fermer tha se nuk duhet luhet me dinjitetin e prodhueseve vendorë.

“Lopët nuk janë çezme. Nuk mund t’i ndalim sot të mos prodhojnë, e të presim deri në momentin e duhur. Shumica e këtyre fermerëve, që i shihni me këto mjete bujqësore, janë të zhytur në kredi të cilat duhet t’i paguajnë. Të mos luhet me dinjitetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht takim dhe zgjidhje të këtij problemi një herë e përgjithmonë, pse jo t’ia shtrijmë dorën këtij ministri, atij ministri apo atij ministri”, tha ai.

Të ngjashme
Samiti i NATO-s nis me masa të shtuara sigurie, Kosova pa përfaqësues në takim

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e 3 muaj burgim për Aurona Pelajn

Disa zona të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Fermerët derdhin qumshtin në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

50 milionë euro mashtrime me ‘Call Center’, Gjykata lë në burg të dyshuarin

Si çdo vjet edhe sivjet, Kurti ia mësyn Greqisë: Zyra e tij nuk njoftoi për udhëtimin

Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë

UEFA akuzon FIFA-n për pezullimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan - pas lobimit të Trump

Përurohet Ballkoni Panoramik në Gjocaj të Junikut

Aksident i rëndë në Gjakovë: 4 të lënduar, një fëmijë i nënshtrohet operimit

Kapen armë në autobusin kosovar në Hungari

Publikohen pamjet nga sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë (VIDEO)

0:000:00