Trump kritikon Kanadanë për keqmenaxhim të zjarreve, paralajmëron tarifa të reja

Trump kritikon Kanadanë për keqmenaxhim të zjarreve, paralajmëron tarifa të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me vendosjen e tarifave të reja tregtare, duke e akuzuar për “neglizhencë të qëllimshme” në menaxhimin e zjarreve masive pyjore që kanë mbuluar me tym një pjesë të madhe të veriut të ShBA-së.


Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se “Shtetet e Bashkuara po pushtohen pa nevojë nga ajër i pistë, i ndotur dhe i pashëndetshëm”, dhe tha se do të kërkojë shpjegime nga kryeministri kanadez Mark Carney për mënyrën se si po menaxhohen pyjet dhe zjarret.

Sipas autoriteteve kanadeze, aktualisht janë aktive rreth 888 zjarre pyjore, shumica jashtë kontrollit, ndërsa mbi 190 prej tyre ndodhen në provincën e Ontarios.

Reagimi i Trumpit vjen pasi disa ligjvënës republikanë kritikuan Kanadanë për mungesë veprimi, duke paralajmëruar se ShBA-ja mund të shqyrtojë një rol më të drejtpërdrejtë në luftën kundër zjarreve nëse situata nuk përmirësohet, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, i pari i Ontarios, Doug Ford, u përgjigj se në vend të kritikave, ShBA-ja duhet të ofrojë ndihmë.

“Ndoshta, në vend që të ankoheni, dërgoni mbështetje dhe ndihmë, sepse ne kemi bërë të njëjtën gjë për miqtë tanë amerikanë gjatë zjarreve në Kaliforni dhe uraganeve në Karolinën e Veriut”, tha Ford.

Edhe kryeministri kanadez Mark Carney theksoi se ndryshimet klimatike janë një përgjegjësi globale dhe se Kanadaja dhe ShBA-ja duhet të bashkëpunojnë për përballimin e katastrofave natyrore.

Të ngjashme
Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Nxehtësia ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

Nxehtësia ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër

Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të drogës në Podujevë, konfiskohet marihuanë

Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të drogës në Podujevë, konfiskohet marihuanë

Drejtoria e pronës në Prishtinë në aksion, Rama: Po lirohen banesat komunale

Drejtoria e pronës në Prishtinë në aksion, Rama: Po lirohen banesat komunale

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga kosovarët

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga kosovarët

0:000:00