ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dr. Shaqir Zulbeari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Sasho Klekovski, dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, zhvilluan sot një vizitë në Gostivar për të ndjekur nga afër gjendjen e pacientëve të paraqitur me simptoma gastrointestinale.

Zulbeari bëri të ditur se ekipet e Institutit të Shëndetit Publik janë angazhuar menjëherë në terren dhe kanë nisur hetimin epidemiologjik për të zbuluar sa më shpejt shkaktarin e situatës.

“Qendra e Shëndetit Publik është e angazhuar drejtpërdrejt në identifikimin e shkaktarit. Ekipet tona kanë filluar anketimet epidemiologjike dhe marrjen e mostrave, të cilat janë thelbësore për përcaktimin e burimit të problemit”, theksoi ai, shkruan Zhurnal, përcjell Periskopi.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në institucionet shëndetësore me simptoma gastrointestinale të bashkëpunojnë me ekipet epidemiologjike, duke plotësuar anketat përkatëse.

“Së bashku me marrjen e ndihmës mjekësore, është shumë e rëndësishme që pacientët të japin informacionet e nevojshme në anketën epidemiologjike. Çdo e dhënë është e vlefshme dhe ndihmon në identifikimin më të shpejtë të shkaktarit”, u shpreh Zulbeari.

Ai theksoi se Instituti i Shëndetit Publik do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, Spitalin e Gostivarit dhe institucionet e tjera kompetente.

“Do të jemi në terren dhe në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, deri në sqarimin e plotë të situatës dhe identifikimin e shkaktarit”, deklaroi drejtori i ISHP-së, Zulbeari.


Të ngjashme
Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Nxehtësia ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

Nxehtësia ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër

Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të drogës në Podujevë, konfiskohet marihuanë

Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të drogës në Podujevë, konfiskohet marihuanë

Drejtoria e pronës në Prishtinë në aksion, Rama: Po lirohen banesat komunale

Drejtoria e pronës në Prishtinë në aksion, Rama: Po lirohen banesat komunale

0:000:00