Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të drogës në Podujevë, konfiskohet marihuanë

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në shitblerje të lëndëve narkotike, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, të realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit kanë vepruar pas pranimit të një informate se një person dyshohej se po merrej me shpërndarjen e narkotikëve. I dyshuari është lokalizuar në një lokal në Podujevë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Personi i arrestuar, me inicialet F.S., është intervistuar nga hetuesit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme
Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Nxehtësia ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër

Drejtoria e pronës në Prishtinë në aksion, Rama: Po lirohen banesat komunale

0:000:00