Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet tek Udinese nga Como

Ylli i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është zyrtarisht futbollist i ri i Udineses.

Mbrojtësi i krahut është transferuar përfundimisht nga Como, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi friulan.

Vojvoda ka nënshkruar kontratë me Udinesen deri më 30 qershor 2028, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër.

29-vjeçari mund të luajë si mbrojtës i djathtë në një skemë me katër mbrojtës ose si krah i djathtë në mesfushë, duke u dalluar për teknikën e mirë dhe prirjen e tij sulmuese.

I lindur në Kosovë në vitin 1995, Vojvoda e nisi karrierën në Holandë dhe Belgjikë.

Në vitin 2020 ai u transferua në Serie A te Torino, ku zhvilloi 135 ndeshje dhe shënoi tri gola.

Në janar të vitit 2025 kaloi te Como, ku ishte një nga protagonistët e kualifikimit historik të klubit në Ligën e Kampionëve.

Gjatë sezonit të kaluar ai realizoi dy gola në 30 ndeshje dhe ndihmoi skuadrën të arrinte në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Vojvoda është titullar i padiskutueshëm i kombëtares së Kosovës, me të cilën ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Ai është tejet i rëndësishëm për “Dardanët”, me 74 ndeshje dhe tri gola të shënuar.

Para se t’i bashkohej Kosovës, ai regjistroi edhe 12 paraqitje me kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Të ngjashme
Ngjarje tragjike në Korçë – kishte shkuar për vizitë te motra, 62-vjeçari vdes pasi rrëzohet aksidentalisht në banesën e saj

Barcelona me mesazh para finales: “Botërori kalon përmes La Masias”

Radikalët iranianë paralajmërojnë për një “grushtshtet”, ndërsa armëpushimi me SHBA-në vihet në pikëpyetje

Ndryshon shpejt moti në Istog, shiu i rrëmbyeshëm e era rrëzojnë lisat e një shtyllë elektrike

“Hullku i Kosovës” thyen rekordin Guinness

Alarm për tregun e punës në Kosovë: Djemtë po i braktisin universitetet

Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje

Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

0:000:00