Alarm për tregun e punës në Kosovë: Djemtë po i braktisin universitetet

Alarm për tregun e punës në Kosovë: Djemtë po i braktisin universitetet

Përputhja e programeve universitare me nevojat e tregut të punës mbetet një ndër sfidat kryesore të arsimit të lartë në Kosovë.

Në podkastin 5 Pyetje të Radios Evropa e Lirë, ish-zëvendësministri i Arsimit dhe eksperti i fushës, Dukagjin Pupovci, thotë se në Kosovë mungojnë analiza të mirëfillta për nevojat e tregut të punës.

Sipas tij në universitetet publike vazhdon të ketë numër të madh studentësh në fusha si ekonomia dhe juridiku, ndonëse tregu i punës nuk ka nevojë për aq shumë kuadro.

“Vetë fakti që del konkursi për 1100 studentë, ky është teprim. Sepse, 1100 ekonomistë këtu, edhe ta zëmë 1100 le të jenë në të gjitha katër [fakultetet] e tjera – 2200 ekonomistë çdo vit – ekonomia jonë nuk ka nevojë për një kapacitet të tillë”, thotë Pupovci.


Ai përmend se 30 për qind e studentëve në Kosovë studiojnë në fushën e biznesit, administrimit dhe ligjit, që sipas tij shpesh herë detyrohen të punojnë punë për të cilat nuk kanë pasur nevojë të studiojnë fare.

Sipas Pupovcit, Ministria e Arsimit duhet të ketë një politikë më të qartë për miratimin e kuotave të regjistrimit dhe të zhvillojë dialog me universitetet për t’i përshtatur ato më mirë me nevojat e tregut.

Pupovci vlerëson se zgjedhja e studimeve duhet të mbështetet te prirjet personale, por edhe te mundësitë reale për punësim.

Ai thotë se tregu i punës kërkon më shumë njohuri praktike dhe shkathtësi të buta, si komunikimi dhe planifikimi.

“Punëdhënësit shpesh duhet të investojnë në trajnimin e të diplomuarve, sepse universiteti nuk ua jep të gjitha aftësitë që kërkon puna”, thotë ai.

Pupovci thotë se universitetet publike duhet t’i reformojnë programet e studimit, duke ofruar profile më të gjera që u japin studentëve më shumë mundësi punësimi.

“Nëse tash ti dikujt ia kufizon kualifikimin vetëm në kontabilitet, tjetrit ia kufizon vetëm në banka dhe sigurime e kështu me radhë, atëherë në mënyrë artificiale krijon situata që njerëzit të mos mund të gjejnë punë lehtë”, shton ai.

Ai vëren edhe një rënie të interesimit për studime, veçanërisht te djemtë. Sipas tij, pothuajse 30 për qind e maturantëve djem nuk e vazhdojnë më arsimin e lartë, pasi konsiderojnë se me shkathtësitë e fituara në arsimin e mesëm mund të punojnë.

Kjo, sipas Pupovcit, ka ndikuar edhe në përbërjen gjinore të arsimit të lartë, ku mbi 60 për qind e studentëve sot janë vajza dhe gra./Radio Evropa e Lirë/

Të ngjashme
Radikalët iranianë paralajmërojnë për një “grushtshtet”, ndërsa armëpushimi me SHBA-në vihet në pikëpyetje

Radikalët iranianë paralajmërojnë për një “grushtshtet”, ndërsa armëpushimi me SHBA-në vihet në pikëpyetje

Ndryshon shpejt moti në Istog, shiu i rrëmbyeshëm e era rrëzojnë lisat e një shtyllë elektrike

Ndryshon shpejt moti në Istog, shiu i rrëmbyeshëm e era rrëzojnë lisat e një shtyllë elektrike

“Hullku i Kosovës” thyen rekordin Guinness

“Hullku i Kosovës” thyen rekordin Guinness

Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje

Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje

Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet tek Udinese nga Como

Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet tek Udinese nga Como

Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

0:000:00