Trump: Të gjithë liderët iranianë janë në varrimin e Khameneit, por nuk do t’i godasim

Trump: Të gjithë liderët iranianë janë në varrimin e Khameneit, por nuk do t’i godasim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas tij, gjatë ceremonive të varrimit të Ali Khameneit, “të gjithë udhëheqësit iranianë janë aty”, dhe SHBA-të mund t’i godasin me një sulm, por ai tha se nuk do ta bëjnë këtë, sepse “atëherë nuk do të kenë me kë të negociojnë”.

Trump deklaroi se situata aktuale i jep SHBA-së një mundësi ushtarake, por një veprim i tillë do të prishte çdo kanal negociimi me Iranin.

Ai gjithashtu tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar një takim me të në Shtëpinë e Bardhë, i cili mund të zhvillohet javën e ardhshme pas kthimit të tij nga Samiti i NATO-s.

“Po shkojmë shumë mirë. Ju e dini kush është shefi. Dhe ai e di kush është shefi”, tha Trump për Axios, duke iu referuar marrëdhënies së tij me Netanyahun.

Një zyrtar izraelit tha se data ende nuk është finalizuar dhe takimi mund të shtyhet për shkak të agjendës.

Nëse zhvillohet, do të jetë takimi i parë që nga shkurti, kur Netanyahu i paraqiti Trumpit një plan për Iranin në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas burimeve, në muajt e fundit ka pasur edhe tensione dhe dallime mes SHBA-së dhe Izraelit për mënyrën si duhet trajtuar Irani dhe lufta në rajon./Periskopi/

Të ngjashme
Vozinha zbulon çfarë i tha Messi pas eliminimit: Fjalë që nuk do t’i harroj kurrë

Vozinha zbulon çfarë i tha Messi pas eliminimit: Fjalë që nuk do t’i harroj kurrë

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Serwer për ngërçin politik në vend: Të gjithë janë të ngopur me krizën, s’ka qenë kohë produktive

Serwer për ngërçin politik në vend: Të gjithë janë të ngopur me krizën, s’ka qenë kohë produktive

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh

Pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Botëror, FIFA organizon ceremoni në stadiume

Pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Botëror, FIFA organizon ceremoni në stadiume

Prattipati: Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, e dinim se ky vend do të ishte aleate dhe partnere e SHBA’ve

Prattipati: Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, e dinim se ky vend do të ishte aleate dhe partnere e SHBA’ve

Sorensen pas takimit me Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

Sorensen pas takimit me Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

Rast i vjedhjes së pyllit në Kaçanik, Policia kap në flagrancë të dyshuarin duke prerë drutë

Rast i vjedhjes së pyllit në Kaçanik, Policia kap në flagrancë të dyshuarin duke prerë drutë

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Demokracia duhet të mbrohet dhe të forcohet vazhdimisht

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Demokracia duhet të mbrohet dhe të forcohet vazhdimisht

Maroku vazhdon ëndrrën në Kupën e Botës 2026, triumfon ndaj Kanadasë

Maroku vazhdon ëndrrën në Kupën e Botës 2026, triumfon ndaj Kanadasë

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar

0:000:00