Serwer për ngërçin politik në vend: Të gjithë janë të ngopur me krizën, s’ka qenë kohë produktive

Serwer për ngërçin politik në vend: Të gjithë janë të ngopur me krizën, s’ka qenë kohë produktive

Profesori amerikan, Daniel Serwer, duke komentuar situatën politike në vend, ka vlerësuar se të ‘’gjithë janë ngopur me krizën’’.

Serwer, ka thënë edhe që, ‘’të gjithë kanë humbur diçka nga ky vit’’, duke kujtuar zgjedhjet e shpeshta të mbajtura gjatë kësaj kohe.

Të gjithë janë të ngopur me krizën. Të gjithë mendojnë se kanë humbur diçka nga ky vit, një vit e gjysmë nga tre palë zgjedhje. Dhe mendoj se kjo është e vërtetë. Mendoj se nuk ka qenë një kohë produktive. Kjo ndodh veçanërisht në sistemet parlamentare. Sinqerisht, Shtetet e Bashkuara kanë pasur një kohë të vështirë edhe për një vit e gjysmë të fundit. Por është koha, e dini, që institucionet tona të jenë pak më të konsoliduara se institucionet e Kosovës.”, tha ai për KP, transmeton Periskopi.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që ende nuk e ka pranuar projektin, ku tha se gazi amerikan është i kushtueshëm dhe se e kupton interesimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një marrëveshje të tillë, por theksoi se vendimmarrja duhet të jetë e Kosovës.

“Gazi amerikan është shumë i shtrenjtë. E kuptoj pse amerikanët duan që Kosova ta marrë atë. Do të ndihmonte në plotësimin e pamjes në Ballkan. Dhe kjo administratë, kjo administratë amerikane, është një administratë transaksionale. Ajo dëshiron të bëjë marrëveshje. Kështu që mendoj se Kosova duhet të flasë me amerikanët, por gjithashtu mendoj se Kosova duhet të marrë në konsideratë interesat e veta dhe të marrë një vendim mbi këtë bazë”, tha ai.

Ndërsa, në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mbrojtur Milan Radoiçiqin, Serwer tha se beson në sistemin gjyqësor për trajtimin e rastit dhe se komentet e Vuçiqit janë të motivuara politikisht.

‘’Mendoj se zoti Vuçiq po thotë gjëra për përfitimin e tij politik, në vend që të bëjë atë që duhet të bëjë, që është të heqë dorë nga incidenti i Banjskës dhe ta ndjekë penalisht vetë. Sistemi gjyqësor serb duhet t’i ndjekë penalisht autorët”, tha ai.

Serwer njëkohësisht dha mesazhin se është koha që institucionet e Kosovës të demonstrojnë se mund të përformojnë duke zgjedhur një president dhe duke formuar një qeveri të re. /Periskopi/

Të ngjashme
Vozinha zbulon çfarë i tha Messi pas eliminimit: Fjalë që nuk do t’i harroj kurrë

Vozinha zbulon çfarë i tha Messi pas eliminimit: Fjalë që nuk do t’i harroj kurrë

Trump: Të gjithë liderët iranianë janë në varrimin e Khameneit, por nuk do t’i godasim

Trump: Të gjithë liderët iranianë janë në varrimin e Khameneit, por nuk do t’i godasim

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh

Pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Botëror, FIFA organizon ceremoni në stadiume

Pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Botëror, FIFA organizon ceremoni në stadiume

Prattipati: Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, e dinim se ky vend do të ishte aleate dhe partnere e SHBA’ve

Prattipati: Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, e dinim se ky vend do të ishte aleate dhe partnere e SHBA’ve

Sorensen pas takimit me Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

Sorensen pas takimit me Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

Rast i vjedhjes së pyllit në Kaçanik, Policia kap në flagrancë të dyshuarin duke prerë drutë

Rast i vjedhjes së pyllit në Kaçanik, Policia kap në flagrancë të dyshuarin duke prerë drutë

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Demokracia duhet të mbrohet dhe të forcohet vazhdimisht

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Demokracia duhet të mbrohet dhe të forcohet vazhdimisht

Maroku vazhdon ëndrrën në Kupën e Botës 2026, triumfon ndaj Kanadasë

Maroku vazhdon ëndrrën në Kupën e Botës 2026, triumfon ndaj Kanadasë

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar

0:000:00