Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro dorëzani në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në përpjekje për t'u liruar me kusht në rastin e dytë, ku akuzohet për tentim të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Klan Kosova, sipas të cilit kërkesa është dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga avokatja Sofie Menegon.

Sipas kërkesës, shuma prej 50 mijë eurosh është siguruar me ndihmën financiare të familjarëve dhe miqve të Thaçit. Gjysma e shumës është ofruar nga njëri prej vëllezërve të tij, ndërsa pjesa tjetër nga dy miq. Mbrojtja ka dorëzuar edhe dëshmi për gjendjen financiare të garantuesve, me qëllim që të bindë gjykatën se shuma ka vlerë reale dhe do të humbej nëse Thaçi do të shkelte kushtet e lirimit.

Në parashtresë argumentohet se nuk ekzistojnë më arsye për vazhdimin e paraburgimit të Thaçit në këtë rast, duke qenë se ai është i vetmi nga të bashkakuzuarit që vazhdon të mbahet në paraburgim.

Nëse lirohet me kusht, Thaçi është zotuar se do të banojë me bashkëshorten dhe djalin e tij në një shtëpi në periferi të Prishtinës dhe do të respektojë të gjitha kushtet që mund t'i vendosë gjykata. Ai ka premtuar gjithashtu se nuk do të kontaktojë asnjë nga të bashkakuzuarit, dëshmitarët apo persona që mund të kenë lidhje me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

Tre të bashkakuzuarit e tij në këtë rast – Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj – ishin liruar më herët me kusht pasi kishin ofruar dorëzani prej gjithsej 130 mijë eurosh dhe kishin pranuar të zbatonin një sërë kushtesh të vendosura nga gjykata.

Ndërkohë, sipas raportimit, edhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar lirim me kusht në rastin kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke argumentuar se shtyrja e shpalljes së aktgjykimit deri më 16 shtator cenon të drejtën e tij për liri dhe jetë familjare./Periskopi/

Të ngjashme
Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

0:000:00