Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Izraeli ka vazhduar sulmet në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit të arritur me Hezbollahun si pjesë e kuadrit të marrëveshjes për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit.

Në Liban, sipas raportimeve, Izraeli ka goditur lagjen Al-Mashaa në qytetin Al-Mansouri, në distriktin jugor të Tirit. Ushtria izraelite (IDF) i tha CNN-it se është duke verifikuar këto raportime.

Sulmet vijnë në një kohë kur Izraeli pritet të tërhiqet nga dy zona në jug të Libanit gjatë ditëve të ardhshme, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e nënshkruar në fund të muajit të kaluar.

Ndërkohë, në jug të Libanit janë raportuar edhe sulme të tjera me dronë gjatë kësaj jave, shkruan cnn.

Një person u vra pasi një dron goditi motorin e tij, ndërsa një tjetër u plagos rëndë në një sulm tjetër me dron në qytetin jugor Kafr Rumman të premten, sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve National News Agency (NNA).

Në një tjetër incident të premten, NNA raportoi se dy persona u plagosën pasi një dron izraelit goditi një kamion në zonën e Nabatieh.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte “eliminuar” personat e goditur, duke i cilësuar ata si terroristë që paraqisnin një “kërcënim të menjëhershëm” për ushtarët e saj.

Sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë Publike të Libanit, të paktën 4.321 persona janë vrarë dhe 12.207 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi./Periskopi/

Të ngjashme
Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

0:000:00