Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Policia e Shtetit njofton se ka gjobitur dy të rinj pasi dyshohet se rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese afër bregut.

Të dy në total u gjobitën me mbi 1 milion lekë apo mbi 10,600 euro.


Sipas njoftimit, Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe DVP Fier, kanë evidentuar drejtuesin e një mjeti lundrues tip ‘Jet Ski’, i cili kishte lundruar në afërsi të bregut në plazhin e Semanit, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

“Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. D., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj, si dhe me bllokimin administrativ të mjetit lundrues”, thuhet në njoftim.


Më tej në komunikatë bëhet e ditur se, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në afërsi të Zvërnecit, në zonën e “Plazhit të Hidrovorit”, konstatuan një mjet lundrues tip gomone, që lëvizte në mënyrë të paligjshme brenda perimetrit të sigurisë, pranë pushuesve.


“Mjeti drejtohej nga shtetasi J. H. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte dokumentacionin përkatës të mjetit lundrues. Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij u vendos masë administrative në vlerën 510.000 lekë të rinj, si dhe u bllokua administrativisht mjeti lundrues”- thuhet në njoftim.


Policia e Shtetit ka apeluar ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe bizneseve që operojnë me to, të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke theksuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm ndaj çdo shkelësi, me qëllim garantimin e jetës dhe sigurisë së pushuesve./Periskopi/



Të ngjashme
Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

0:000:00