Terras reagon ashpër ndaj deklaratës së Paunoviqit: E turpshme, shkatërron besimin në dialog

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1998-të do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovo e jashtë saj.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, e ka cilësuar deklaratën si të turpshme dhe paralajmëroi se ajo dëmton seriozisht besimin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një deklaratë e turpshme nga një ministre e Serbisë, Snezhana Paunoviq. Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Terras në X.

Ndërkohë, deklarata e Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami.

Sipas tij, deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe cenon rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Bajrami./ Periskopi/

Të ngjashme
Policia: Sivjet janë regjistruar 62 raste të zjarrvënieve

Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Ballkani fiton minimalisht ndaj Connahs

Shtëpia e Bardhë thotë se Irani vazhdon bisedimet me ShBA-në

Nagavcit me teori konspirative për punët e brendshme të LDK-së: Ka grupe aty që bashkëpunojnë me PDK-në

"Gjaku do të merret së shpejti" - Mafia shqiptare kryen një vrasje në Australi, e filmon me dron dhe e publikon në internet

Ku do ta shohë Trumpi finalen Spanjë-Argjentinë? - E zbulon Shtëpia e Bardhë

Shpërthime në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka neutralizuar raketa mbi qytet

Kosova sërish në vendnumëro: Fondet, reformat dhe ekonomia në rrezik

Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

Beqiri nuk kursehet ndaj Abdixhikut: LDK nuk është pronë private, zgjedhje të reja në të gjitha nivelet e partisë

Tragjike: 19-vjeçari vdes si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan – Librazhd

20 vjet burg për 45-vjeçarin nga Kosova që vrau ish-partneren në Zvicër

0:000:00