Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

Një tentativë për tjetërsimin e kundërligjshëm të 21 pronave të paluajtshme është parandaluar në Mitrovicë, pas një aksioni të koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së Kosovës.

Dyshimet e para lidhen me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim sigurimin e një autorizimi noterial për shitblerjen e pronave që figuronin në emër të një personi tjetër.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, veprimet hetimore kanë parandaluar përfundimin e procedurave për përpilimin dhe vërtetimin e dokumentacionit noterial, pasi gjatë verifikimit janë evidentuar mospërputhje në të dhënat identifikuese dhe dyshime për autenticitetin e dokumenteve të paraqitura.

“Si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe hetimore, është parandaluar përfundimi i procedurave për sigurimin e dokumentacionit noterial, i cili dyshohet se kishte për qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të njëzetenjë (21) pronave të paluajtshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas hetimeve fillestare, personat e dyshuar dyshohet se kanë përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar dhe dokumentacion tjetër përcjellës për të siguruar hartimin e një autorizimi noterial që do t’u mundësonte disponimin me prona të regjistruara në emër të një pronari tjetër, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij.

Dokumenti i dyshuar si i falsifikuar përmbante të dhënat personale të pronarit të pronave, por fotografinë e një personi tjetër, i cili dyshohet se ishte përgatitur të paraqitej te noteri me identitet të rremë dhe të nënshkruante autorizimin përkatës.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, janë arrestuar dhe intervistuar tre persona. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, një automjet dhe prova të tjera që mund të shërbejnë për procedurën penale.

Gjatë kontrollit në pronën e njërit prej të dyshuarve, hetuesit kanë gjetur dokumente të shumta pronësore, dokumente të gjendjes civile, kopje të dokumenteve të identifikimit, kontrata dhe dokumentacion tjetër në emër të personave të ndryshëm.

“Prejardhja, autenticiteti dhe qëllimi i përdorimit të këtyre dokumenteve do të jenë objekt i hetimeve të mëtejshme”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se do të vazhdojnë hetimin e rasteve që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, keqpërdorimin e procedurave administrative dhe noteriale, si dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga përpjekjet për tjetërsim të kundërligjshëm./ Periskopi/

Të ngjashme
Beqiri nuk kursehet ndaj Abdixhikut: LDK nuk është pronë private, zgjedhje të reja në të gjitha nivelet e partisë

Beqiri nuk kursehet ndaj Abdixhikut: LDK nuk është pronë private, zgjedhje të reja në të gjitha nivelet e partisë

Tragjike: 19-vjeçari vdes si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan – Librazhd

Tragjike: 19-vjeçari vdes si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan – Librazhd

20 vjet burg për 45-vjeçarin nga Kosova që vrau ish-partneren në Zvicër

20 vjet burg për 45-vjeçarin nga Kosova që vrau ish-partneren në Zvicër

Alarm te Spanja para finales? Lamine Yamal nuk stërvitet me ekipin

Alarm te Spanja para finales? Lamine Yamal nuk stërvitet me ekipin

Në minutat e fundit, Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Në minutat e fundit, Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Rama u përgjigjet kritikave: S’bëhemi kor histerik sa herë flet dikush përçart në Beograd

Rama u përgjigjet kritikave: S’bëhemi kor histerik sa herë flet dikush përçart në Beograd

Vëllai i Gjyljeta Ukellës i zhgënjyer pas vendimit të Supremes: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Vëllai i Gjyljeta Ukellës i zhgënjyer pas vendimit të Supremes: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Ambasadori Bajrami i ankohet Sorensenit për deklaratën e ministres serbe: Ajo e foli zëshëm atë që e mendon Vuçiqi

Ambasadori Bajrami i ankohet Sorensenit për deklaratën e ministres serbe: Ajo e foli zëshëm atë që e mendon Vuçiqi

22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

0:000:00