Stuhia në Himarë sjell tragjedi: Punëtori humb jetën gjatë riparimit në rrjetin elektrik

Një punonjës i OShEE-së ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik në zonën e Himarës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në një kohë kur moti i lig dhe erërat e forta kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Himarës, raporton Top Channel, transmeton Periskopi.

Viktima është një 55-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte dërguar për të ndihmuar ekipet lokale të OSHEE-së në rikthimin e energjisë.

55-vjeçari ka qenë i ngjitur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabull energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra, e për pasojë të vdesë.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë goditur nga rryma elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike që do të zbardhë plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Të ngjashme
Raportohet se është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se lejoi importin e kimikateve të ndaluara në Kosovë

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Aksidenti në Komoran, çka thuhet në raportin 24-orësh të policisë?

Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës

“Rruga e lirë, por shoferët zgjedhin trotuarin (VIDEO)

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

0:000:00